Dy shtetas u arrestuan nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Impostors”.

Me anë të mashtrimit, ata i kanë marrë një shtetaseje një shumë në lekë dhe euro për legalizimin e një ndërtimi pa leje dhe për njohjen e një sipërfaqeje trualli.

Në pranga përfunduan shtetasit me iniciale B. P., 36 vjeç, dhe O. S., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me anë të mashtrimit, i kanë marrë një shtetaseje një shumë prej 27 780 euro dhe 985 000 lekë, për legalizimin e një ndërtimi pa leje dhe për njohjen e një sipërfaqeje trualli.

Ata akuzohen për veprën penale “Mashtrimi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *