Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Gentian Hoxhën, pronarin e dyqanit të celularëve, ku tri ditë më parë ndodhi një shpërthim i fuqishëm qe e la atë te plagosur. 34 vjecari u njoh me masën e sigurisë në ambientet e spitalit, aty ku ai ndodhet prej ditës kur u plagos nga eksplozioni i një detonatori. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e 12 marsit pranë Instituti të Higjienës.

 

Policia gjeti në ambientet e dyqanit 2 kapsolla përcjellëse, pluhur tritoli, si dhe disa tela që përdoren për montimin e minave me celulare. Gjithashtu ne ambientet e biznesit u gjeten edhe 3 detonatorë minash, të cilët aktivizojnë shpërthimet. Hoxha dyshohet se pas montimit te eksploziveve, i shiste ato deri ne 3 mije euro tek grupet kriminale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *