Subscribe

Ndërsa Klodian Çalamani, vrasësi i të miturit Mateo Vasiu, u njoh me masën e sigurisë, tensione të shumta pati në gjykatën e Fierit.

 

Familajrë të 8-vjeçarit, mësynë me forcë ambientet e brendshme të gjykatës. Ata kërkuan të ishin prezent në seancë, ndërsa u përplasën me policinë, e cila ndërhyri për t’i larguar.

 

Të revoltuar nga vrasja makabre, familjarët kërkuan varje për autorin e krimit.

 

Më iku femija. Ta varin në mes te Fierit, ta djegin.

 

Por tensionet nuk u shmangen as në ambientet e jashtme të gjykatës.

 

Këto janë momentet kur ata bllokojnë një furgon të policisë, i cili po transportonte një tjetër të dënuar që kishte dalë para gjykatës për masë.

 

Të afërmit e viktimës e hapën rrugën vetëm pasi panë që brenda mjetit nuk ndodhej 38-vjeçari, Klodian Çalamani.

 

I vetmi ndëshkim për nënën e të miturit është dënimi me vdekje.

 

FLORIDA VASIU

 

NENA E 8-VJEÇARIT

 

Më mori një foshnjë. Më mori një 8-vjeçar. E ndau nga shokët nga shoqet. Ma gënjeu ma mashtroi. Ja futi me lopatë. Ma groposi. Dua ta djegim në mes të Fierit.

 

Pranë gjykatës u mblodhën dhe dhjetëra qytetarë të cilët po ashtu u shprehën të revoltuar për ngjarjen makabër.

 

Gjykata  e ka fajin. Për një kilogram hashash të dënojnë 10 vjet. Për një krim nga më të poshtrit dënohet me katër vjet.

 

Ku jetojmë ne këtu. Ça po bëhet. Jam një qytetar. Merreni digjeni. Njëri përdhunon gocën. Tjetri vret. Ku po jetojmë këtu? 

 

 Ça bën ky shtet. Ku ka më siguri këtu.

 

Seanca ndaj Klodian Çalamanit ishte parashikuar të niste në 10:30, por për shkak të situatës së tensionuar, autoritetet e zhvilluan pa praninë e tij.

 

Trupi gjykues pasi u njoh me provat e paraqitura nga prokuroria vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”.

 

Ndërkohë familjarët nuk e pranuan vendimin. Ata nisën hartimin e një peticioni për mbledhjen e firmave ku kërkojnë që autori të dënohet me vdekje.

 

HALLA E MATEOS

Marr shkas nga deklarata që ka bërë kryeministri Edi Rama, në momentin që ne përcillnim Mateon që thotë se nuk bëhet dënimi me vdekje. ne kemi bërë një peticion me shkrim kur kërkojnë dënimin me vdekje dhe varjen e Klodian Calamanit, kërkojmë që të mblidhen të gjithë qytetarët rreth kerkeses sone.

 

I mituri, Mateo Vasiu, u rrëmbye dy ditë më parë, e më pas u godit për vdekje e u gropos nga komshiu i tij, 38-vjeçari Klodian Çalamani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *