E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Momente dramatike, policia arreston katër persona pas një ndjekjeje të gjatë në Londër/ VIDEO+FOTO

Katër persona u arrestuan këtë të shtunë me akuzën e vjedhjes në Britani.

 

Personat e arrestuar, sipas mediave britanike, janë dy burra dhe dy gra, të cilët grabitën një dyqan përmes kanosjes.

 

Reklamë

Ata u arrestuan më Langston Road në Loughton rreth orës 09:30, pas një ndjekje dramatike me shpejtësi të lartë nga ana e policisë ashtu si nëpër filma.

 

Në videon e shpërndarë nga Daily Mail shihet momenti I arrestimit, ku oficerët ndaluan një makinë Audi dhe përdorin edhe forcën me qëllim arrestimin e personave të dyshuar.

 

Ndjekja me shpejtësi të lartë filloi në zonën Enfield të Londrës para se të dyshuarit të ndlaoheshin në Essex.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë