Këtë të martë, 15 tetor, në Luksemburg, do të mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare e cila shënon një moment historik për Shqipërinë, pasi do të hapen negociatat për grup kapitullin e parë.
Ai është një ndër më të rëndësishmit, pasi prek fusha thelbësore, si drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike, prokurimi publik apo reforma e administratës publike.
Lexo edhe :
Related Posts
Grup kapitulli i parë, quhet ndryshe si ‘bazat’.
Kryeministri Edi Rama ndodhet i pranishëm në Luksemburg, mes të tjerëve zyrtarë të lartë të BE-së. Ai theksoi se Shqipëria do të arrijë objektivin e saj për anëtarësim në BE, ndonëse shumë rrugë dhe sfida e presin para.
GRUP-KAPITULLI I PARË
-Funksionimi i institucioneve demokratike
-Reforma e administratës publike
-Gjyqësori dhe të drejtat themelore
-Drejtësia, liria dhe siguria
-Kriteret ekonomike
-Prokurimi publik
-Statistikat
-Kontrolli financiar
Ky grup kapitull që hapet i pari, pritet të mbyllet në fund të procesit të integrimit.
Progresi dhe ecuria e realizmit të objektivave në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave.
Shqipëria aplikoi për anëtarësim në prill 2009 dhe iu dha statusi kandidatit për në BE në qershor 2014.
BE mbajti konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë në korrik 2022./vizionplus.tv








