Kryetari i PSD-së në Kosovë, Dardan Molliqaj i ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, u shprej se Lëvizja Vetëvendosje sipas tij nuk është e majtë në ideoogji.
Më tej, Molliqaj shton se vetë Kurti zgjedh të flasë në televizionin, të cilin siç e quan ai, të oligarkëve.
“Ka një zhveshje totale programore. Vetëvendosja, sot, nuk është e majtë. Mund t’ju them shkurt 4-5 fjalët kyçe. Nuk ekziston në programin e tij fjala oligark, drejtësi, demokraci, privilegj, emancipim, shfrytëzim. Ka edhe fjalë të tjera, por nëse ke një subjekt të madh dhe hy në kërkim dhe nuk i ka 5 fjalë kyçe të asaj, nuk mund t’i thuash i majtë. Mund të thuash është i qendrës dhe sipas nesh, në këtë çfarë kemi pa, tani është centrist. Në pyetjen e fundit te gazetarët, që i zgjedh vetë, kush të jenë gazetarët dhe shkoi tek televizioni i oligarkëve që iu bë për cështjen e dividentit, në Kosovë nuk ka fare dividentë, nga oligarkia tha çështjen e monopolit dhe nga çështja e shtetit social tha ne jemi për bizneset, sepse bizneset na lirojnë nga barra sociale. Kur e thua fjalën ‘barrë sociale’, atëhere nuk je më në spektrin e majtë. ”





