E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Moj e çmendura E.”/ Presidenca i përgjigjet Spiropalit: Do e shihni shumë shpejt

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi e quan Elisa Spiropalin një të “çmendur”, pas kritikave që hodhi në drejtim të kreut të shtetit  se “grushti i shtetit ka nisur në kokën e Ilir Metës”.

 

Blushi i bën thirrje që të ketë durim dhe të “mbajë fort oligarkët”. Po ashtu, e ka paralajmëruar lidhur me tubimin që pritet të mbahet më 2 mars, duke i thënë se “popullin do e shihni shumë shpejt”.

 

“Moj e Çmendura E., po edhe për grushtin e shtetit keni marrë konsensusin e SHBA-BE? Se Venecian që vetë e kërkuat, po vetë e përzutë! Megjithatë, ne nuk nxitohemi! Po presim edhe opinionet zyrtare të EURALIUS-it. Se kështu mashtruat ju edhe për opinionet që nuk ekzistojnë të KED, Shkollës së Magjistraturës, dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, që shkëlqeu me delegjitimimin e ligjit tuaj anti-kushtetues të betimit buzë Lanës. Mbani fort oligarkët se ata janë të besës. Sa për popullin, do e shihni shumë shpejt! Edhe pak durim! Me qetësi dhe drejtësi! Për gjuhën jashtë kontrollit, nuk kemi koment, se ti na udhëheq në këtë drejtim bashkë me Skënderbeun tend.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë