Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, ripërsërit kërkesën e BE-së për heqje të taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe, të cilën Kosova e ka vendosur kohë më parë.

 

Gjatë një konference për media me kryeministren e Serbisë Ana Brnabiç, në Bruksel, Mogherini deklaroi se angazhimi i Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën është një nga elementët kryesorë të progresit në negociatat e anëtarësimit në BE.

 

Kryediplomatja evropiane gjithashtu përmendi taksat shtesë të vëna nga Prishtina për mallrat nga Serbia dhe BeH, duke thënë se qëndrimi i Komisioni Evropian ishte i qartë që nga fillimi – se këto masa shkelin CEFTA dhe se Prishtina duhet t’i tërheqë këto masa.

 

Ndërsa nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përsëritur i vendosur vendimin se nuk do të ketë heqje të taksës ndaj mallrave serbe derisa Serbia të mos e pranojë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *