E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Modestët thyejnë të mëdhenjtë, surpriza në kreun e Spanjës dhe Anglisë

Futbolli gjatë kësaj kohe të pandemisë po vijon të sjellë surpriza dhe rezultate të çuditshme. Skuadra modeste krahasuar me gjigantët e futbollit botëror, po prodhojnë një lojë të bukur me rezultate pozitive.

 

Kjo ka ndodhur mbrëmjen e të premtes, në ndeshjen e parë të javës së 7-të në Angli. Ullvërhempton mundi me rezultatin  2-0 Kristal Palas dhe barazon kështu Liverpulin dhe Evertonin në kuotën e 13 pikëve në kreun e Premier Ligës.

 

Reklamë

Sfida u zhbllokua shpejt kur Ait Nuri në ndeshjen e tij të parë si debutues, shënoi një gol mjaft të bukur dhe kaloi në avantazh skuadrën. Ndërsa pas tij, Podens, dyfishoi shifrat për “ujqërit” që siguruan kështu dhe 3 pikë të rëndësishëm në këtë takim duke u renditur në  kreun e kampionatit anglez.

 

Ndërkohë në Spanjë, Kadizi padyshim është kthyer në skuadrën surprizë teksa edhe këtë javë mundi me rezultatin 2-0 Eibar në transfertë. Për skuadrën e drejtuar nga Alvaro Cervera, shënoi veterani Negredo dhe Sançez të cilët mbyllën ndeshjen që në fraksionin e parë të lojës.

 

Kështu pas kësaj fitoreje, Kadizi shkon në kuotë të barabartë pikësh me Real Sociedad dhe kryeson kampionatin, 1 më shumë se Real Madrid dhe 7 më shumë se Barcelona por me këta të fundit që kanë ndeshje më pak.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë