Vetëm një orë pasi modelja Slick Woods shkëlqeu në pasarelën e Savage x Fenty në Javën e Modës në New York, është nisur drejt maternitetit për të sjellë në jetë fëmijën e saj.

Sipas “TMZ” modelja menjëherë pas parakalimit në pasarelë ka thirrur stafin mjekësor për ta shoqëruar atë në spital.

 

 

Mësohet se 22-vjeçarja e ka quajtur vogëlushin e sapoardhur në jetë Saphir sepse ky është guri që përkon me datën e tij të lindjes.

 

 

View this post on Instagram

 

In good company

A post shared by @ slickwoods on

 

Woods e ka dhënë lajmin e shtatzënisë me partnerin e saj, modelin Adonis Bosso në muajin mars.

Bashkangjitur fotos së postuar në “Instagram” e veshur me një bikini me vija, modelja ka shkruar: ‘Në shoqëri të mirë’, ndërkohë që i dukej barku i rrumbullakosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *