Subscribe

Shërbimi zjarrfikës ne te gjithë vendin është ne gjendje te mjeruar. Fatmir Taraj, punonjës ne repartin e Durrësit, shprehet se shumica e mjeteve që disponon janë të vjetra, me moshë mbi 40-vjeçare. Sipas tij, shtimi i kapaciteteve është një hap i domosdoshëm për përballimin e emergjencave nga zjarret.

 

Maliqi është një tjetër bashki pa shërbimin zjarrfikës. E njëjta gjë ndodh edhe me bashkinë e Pustecit. Të dyja këto bashki, mbulohen me shërbimin zjarrfikës nga Korça dhe Pogradeci, që në të shumtën e rasteve edhe për shkak të largësisë, nuk ka qenë efikas.

 

Drejtori i repartit zjarrfikës së bashkisë Korçë, Koço Cicko, bën me dije se me mjetet e këtij stacioni pavarësisht amortizimit, mbulojnë me shërbim jo vetëm bashkinë e Korçës, por edhe Maliqin.

 

Në repartin zjarrfikës të bashkisë Korçë, për momentin janë shtatë mjete, dy mjete shpëtimi dhe pesë autopompa, disa prej të cilave në gjendje jo të mirë teknike. Në Lezhë shërbimi zjarrfikës nuk disponon logjistiken e nevojshme për të ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

 

Situata shfaqet problematike edhe qarkun e Elbasanit. Drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, ka akuzuar pushtetin vendor se nuk ka ditur të menaxhojë fondin e akorduar për emergjencat civile.

 

Por pavarësisht mungesës se mjeteve te shërbimit zjarrfikës, Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Shemsi Prençi, ia le nje pjese te përgjegjësisë edhe pushtetit vendor qe nuk ka marre masat ne kohen e duhur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *