Policia ka shoqëruar dy mjekë dhe një infermier, pasi akuzohen se mjekuan në banesë Nuredin Dumanin, të shumëkërkuarin që u arrestua mbrëmë në një apartament në Fier.
Mjekët, Ermal Gjeci, Julian Malaj, si dhe infermieri Bledi Berdalli kanë dëshmuar para hetuesve se nuk e njihnin 39-vjeçarin, dhe se nuk e kishin idenë që po ndihmonin një person të shpallur në kërkim nga policia.
Disa oficerë kanë shkuar te spitali i Traumës për të marrë në pyetje Dumanin, por ky i fundit nuk ka pranuar të dëshmojë.





