Spitali më i madh i Gazës do të bëhet një varr masiv nëse i mbaron karburanti. Kështu shprehet një mjek britaniko-palestinez që punon çdo ditë me civilë të plagosur nga sulmet izraelite. Gaza po përballet me mungesë të theksuar uji dhe ushqimesh, por problem po aq jetik mbetet dhe karburanti. Shterimi i rezervave ka bërë që spitalet të mos mundet të ofrojnë shërbim, ndërsa energji elektrike është e kufizuar në bazë të sulmeve.

 

“Pyetja e vërtetë është, a ka mbetur ndonjë gjë nga një spital kur nuk ka energji elektrike? Dhe përgjigja ime është jo. Në mënyrë efektive, Spitali Shifa do të bëhet një varr masiv nëse i mbaron energjia elektrike, “tha Dr. Ghassan Abu-Sittah, duke shtuar se aktualisht janë 150 pacientë në ventilatorë me mjekë të paaftë për të drejtuar salla operative dhe makina anestezike për shkak të mungesave.

 

Spitali aktualisht ka rreth 1,700 pacientë të plagosur, trefishi i kapacitetit të tij. Me ndërprerje më të gjata dhe më të shpeshta të energjisë elektrike, Abu-Sittah tha se do të pushojë së ekzistuari si spital.

 

Kjo do të ndikojë gjithashtu në njësitë e maternitetit dhe neonatale, më të mëdhatë në Gaza, pasi mbi 15 inkubatorë do të pushojnë së funksionuari sapo të mbarojë energjia, sipas mjekut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *