Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë propozoi që, prej ditës së mërkurë, të kufizohet lëvizja nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve ka bërë të ditur se në këtë fashë orare, do të mbyllen edhe lokalet dhe restorantet.
I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, mjeku Alk Shehu, në Hamburg, Gjermani, shprehet se ky lloj bllokimi që ka zgjedhur Shqipëria nuk përbën sens, pasi shtresa vulnerabël nuk janë aktivë pas orës 22:00.
“Bllokimi pas orës, 22:00, për mendimin tim nuk përbën sens, pasi bllokimi bëhet për të ndaluar përhapjen tek personat që janë vulnerabël, pra të moshës së tretë dhe ata me sëmundje shoqëruese. Nuk besoj që këto shtresa janë aktivë pas orës 22:00.”
Nga ana tjëtër, zv.ministrja e shëndetësisë, Mira Rakacolli duke u kundërpërgjigjur është shprehur se janë të rinjtë të cilët në Shqipëri jetojnë me prindërit dhe gjyshërit të cilët nuk duhet të dalin pas orës 22:00.
“Në Shqipëri, të rinjtë jetojnë bashkë me të moshuarit, të cilët dalin dhe kthehn në shtëpi dhe kthehen në ‘vrasës’ të prindërve e gjyshërvë, ndaj këto gjëra kanë provë dhe kohë. Nuk ka gjë të prerë.
Në lidhje me problemin që ka Lockdoën-I, që në fillim të epidemisë, e kemi bërë shumë të qartë, kemi nxjerrë edhe kurbat. Kjo bëhet që rritja të mos jetë eksponenciale, por e shtrirë në kohë.”





