Mjeku që po kuron autorin e vrasjes së 14-vjeçarit ka refuzuar t’i japë Drejtorisë së Burgjeve epikrizën dhe fletën e daljes nga spitali privat.
Për të dytën ditë një grup i përbërë nga pesë persona, pjesë e një komisioni të ngritur me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve kanë shkuar në spitalin privat ku mbahet Mario Prelleshaj i dyshuar për vrasjen e Martin Canit.
Lexo edhe :
Related Posts
Të hënën mjeku Dritan Todhe, nuk ua ka vendosur në dispozicion fletën e daljes së të miturit që po mbahet në masën e arrestit në burg.
Edhe sot, prej orës tetë të mëngjesit komisioni i burgjeve qe duhet të tërheqë kartelën e cila përcakton gjendjen e tij fizike dhe nëse duhet dërguar apo jo në Institutin e të Miturve në Kavajë apo të vazhdojë kurimin në ambientet e spitalit, nuk e ka marrë ende dokumentin.
Nga drejtoria e Burgjeve, por edhe nga Ministria e Drejtësisë, Vizion Plus mësoi se mjeku nuk ka dhënë arsye se pse nuk pranon të lëshojë epikrizën në shkelje të vendimit të Gjykatës.
Po të njëjtat burime konfirmojnë se në dijeni është vënë edhe prokurorja e çështjes, Alma Felaj.
Vizion Plus komunikoi me spitalin privat, por nuk mori një përgjigje pse mjeku nuk pranon t’i vendosë drejtësisë dokumentin e domosdoshëm të ekspertizës ligjore.
Martin Cani humbi jeten nga goditjet e thikës pak momente pasi mbërriti i plagosur në spital./vizionplus.tv






