Mjeku italian: Koronavirusi nuk ekziston më, dikush po e tmerron vendin

Drejtori i kujdesit intensiv në spitalin San Raffaele në Milano, Alberto Zangrillo është i bindur se nga këndvështrimi klinik, COVID-19 nuk ekziston më.
Gjatë një emisioni televiziv, teksa fliste për situatën aktuale në rajonin e Lombardisë mbrëmjen e së dielës, Zangrillo tha: “Më vjen për të qeshur. Sot është 31 maj dhe rreth një muaj më parë kemi dëgjuar epidemiologë ku flisnin për shpërthimin e një vale të re gjatë fundit të muajit dhe fillimin e qershorit. Në realitet, nga pikëpamja klinike, virusi praktikisht nuk ekziston më.”
Ai shtoi se ky studim është bërë nga virologu dhe drejtori i Institutit të Virologjisë, profesor Clementi, së bashku me Universitetin Emory të Atlantës, Profesor Silvestri.
“Tamponët e kryer në 10 ditët e fundit kanë një ngarkesë virale nga pikëpamja sasiore, në krahasim me ato të kryera tek pacientët e një muaji a dy muaj më parë. Ne nuk mund të vazhdojmë të tërheqim vëmendjen, edhe në një mënyrë qesharake, duke mos i dhënë fjalën klinikantëve dhe virologëve të vërtetë, por atyre që e quajnë veten profesorë: virusi nga këndvështrimi klinik nuk ekziston më “.




