E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Mjekët u burgosën sepse morën ryshfet, kolegët ngrihen në protestë: Ndal abuzimit…

Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor do të zhvillojë të enjte një protestë kundër arrestimit të dy mjekëve, Ervin Sulaj dhe Serdi Memini, të cilët akuzohen se morën ryshfet për operacionin e 17-vjeçarit që u plagos nga masakra e Velipojës.

 

Sindikata e cilëson abuziv dhe në kundërshtim me ligjin vendimin e gjykatës për t’i lënë në burg mjekët.

 

“Neser, në orën 09-10 të mbështetur nga Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, personeli i Spitalit Ushtarak Tirane, pjese e sindikates tone, do të organizojë një tubim ne sheshin qendror te ketij spitali, me qëllim reagimin ndaj burgosjes abuzive dhe ne kundershtim me ligjin te dy kolegeve tane mjeke te ketij spitali. BASHKOHUNI ME NE! EJANI NË TUBIM ! TI THEMI NDAL ABUZIMIT ME BURGOSJEN PER SHOW TE PUNONJESVE SHENDETESOR! Koha eshte tani! Te gjithe bashke per te drejtat tona ne pune!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë