Subscribe

Ulja e temperaturave këto ditë dhe mungesa e mjekëve në qendrat shëndetësore për shkak të pushimeve të gjata ka rritur numrin e pacientëve të vegjël, që paraqiten në urgjencën e pediatrisë në QSUT.

 

Fluksi ka sjellë pritjen në radhë të prindërve me fëmijë.

 

PRINDER

 

“Unë kam sjellë çunin e vogël me temperaturë prej disa ditësh. fëmija ka 6 ditë me temperaturë dhe mendova se urgjenca do ishte zgjidhja më e mirë. qendrat shëndetësore janë të hapura, e kam çuar edhe në qendrat shëndetësore por nuk i është dhënë shërbim pasi thonë që doktorët janë me leje. kam 1 orë e 30 dhe ka lëvizur vetëm 5 numra. jam numri 71 kur erdha ishte numri 42 tani besoj.”

 

“Kam sjellë djalin ka 2 ditë me temperaturë.”

 

“Jam numri 88 dhe kam para meje 40 të tjerë. kam sjellë gocën është me virozë ka kollë.”

 

Ky prind ka mbi 1 orë në pritje për të vizituar djalin që e ka me temperaturë të lartë dhe ankohet se urgjenca ka vetëm një mjek që kryen vizita

 

“Për këtë fluks pacientësh duhet të ishte të paktën 3 dhoma mjekësh , punohet vetëm me një dhomë. Ishte edhe një dhomë tjetër por doktori ka shkuar për vizitë tek dhoma e pacientëve. edhe në rast thotë  se fëmija ka temperaturë ne i vëmë termometrin tek sporteli , ju jepini ilaç nëse keni me vete dhe kur tu vijë radha vizitojeni fëmijën. Mundësi e vetme është urgjenca, por shërbimi lë për të dëshiruar, vetëm 1 dhomë mjeku për fëmijët.”

 

Pjesa e më e madhe e të vegjëlve janë të prekur nga virozat e stinës, ku mbizotëron temperatura e lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *