Subscribe

Psikologët ngrenë alarmin se mungesa e asistencës së tyre në spitalet Covid është shqetësuese pasi pacientët e shtruar kanë nevojë për ndihmën e tyre. Ekspertët thonë se izolimi dhe përballja me të panjohurat, që mbart ky virus krijojnë probleme tek te sëmurët.

ARJANA MUÇAJ

PSIKOLOGE

“Krijohet idea që duhet patjeter të vuash nga depresioni per të shkuar drejt aktit të vetëflijimit. Psikologet te paktën të funksiononin nëpërmjet linjës telefonike me spitalin covid, nëse nuk është prezent atje, sepse mund të infektohet ateherë nepërmjet linjës telefonike këtyre individëve mund t’ju jepet ky shërbim pasi nuk janë të gjithe në gjendje te rëndë. Ajo që lë shumë per të deshiruar është pikerisht që cfarë ndodh me individin kur infektohet nga ky virus. Pra si e përjeton psikologjikisht, pra ne nuk e kemi një informacion të tillë.”

Mjekët psikiatër gjithashtu shprehin domosdoshmërinë e komunikimit me familjarët dhe specialistët.

VALENTINA ASABELLA

PSIKIATRE

“Aty eshtë një përballje me disa frikëra. Per shëndetin e vetë se si do shkoje kjo situatë, izolimi sepse kur je në kushte spitalore ka nje impakt tjetër nga ajo që do kesh ne familje, por kjo gjëndje e rënduar fizike, bashkuar edhe më izolimin, perven problematika te madha për shnëndetin mendor. Shtimin e gjendjeve te ankthit, shtimin e mendimeve negative, bën qe pacinetët të ngelen në njëfarë mënyre të vetëizoluar edhe mos të kenë mundësinë të shprehun mendimet negativë. Mendoj se edhe vetë codivi si virus, si sëmundje mund te shkaktojë problematika të reja në shqndet mendor.”

65-vjeçari është personi i dytë i infektuar me koronavirus qe vetëvritet ne Sanatorium duke u hedhur nga kati i katërt i spitalit. Mëngjesin e 13 gushtit ishte një 29-vjeçar, i cili ndërmori aktin ekstrem  të vetëvrasjes në të njëjtën mënyrë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *