Gëzimi se ishte shtatzënë nuk i zgjati shumë Ellie Whittaker, të cilës mjekët i thanë se kishte kancer. Ata e këshilluan atë të abortonte dhe e paralajmëruan që kimioterapia mund të dëmtojë foshnjën e saj të palindur. Po 21-vjeçarja e dinte se çfarë duhet të bënte, edhe pse kjo do të vinte në rrezik shëndetin e saj.

 

“Nuk kishte asnjë shans që unë të abortoja fëmijën. E hoqa kancerin nga mendja dhe u përqendrova tek fëmija. Mezi prisja të bëhesha mama.”

 

Britanikja kishte pësuar një herë abort spontan dhe theksoi se e kishte të pamundur të përballonte humbjen e fëmijës përsëri.

 

Refuzimi i kimioterapisë ja përkeqësoi kancerin Elliet. Kjo gjë u vu re kur foshnja Connie erdhi në jetë.

 

“Një javë pas lindjes, shkova për një skanim dhe zbulova se kishte përparuar në fazën e tretë. Nuk pendohem për vendimin tim dhe do të bëja përsëri.”

 

Pasi nisi trajtimin, një skanim tregoi se Ellie po reagonte mirë ndaj tij. Ajo përfundoi 12 raunde kimioterapi në shtator dhe tani është optimiste për jetën.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *