E diel, 11 Tetor 2026 Film TV deri në 00:15 Në vijim ora 00:15: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Mjekët: Foshnjet të ushqehen me gji, nënat e reja të zhvillojnë kontrolle periodike gjatë shtatzënisë

Në konferencën kombëtare për shëndetin e nënës dhe foshnjës, mjekët bënë thirrje për rikthimin e ushqimit me gji të të porsalindurve, si një rrugë e sigurt për shëndetin e tyre.

“Ajo që duhet të theksoj është se ne duhet të punojmë më shumë për promovimin e ushqyerjes me gji, kemi vite të cilin nuk  e bëjmë më këtë promovim, duhet të krijohen programe për ta fuqizuar ushqyerjen me gji. Duhet të fuqizojmë akoma dhe më shumë transportin e sigurt dhe të shpejt në qendrat e specializuara të grave me problematika të shëndetit amtar dhe sidomos të sapolindurve”, tha drejtoresha e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Eljona Demaliaj.

Reklamë

Gjatë konferencës u vu në dukje rreziku nga sëmundja e rëndë që mund të ndodhë gjatë shtatëzanisë e quajtur ndryshe si pre-eklamsia.

“Eklampsia është një nga gjendjet e rënda të preeklampsië që shoqërohet me kriza kompulsive pra me humbje të vetëdijets të nënës shtatzënë si pasojë e vlerave të larta të tensionit të gjakut. Është një sëmundje shumë e rëndë, e rrezikshme për jetën e nënës dhe të fëmijës së saj të vogël që është në barkun e saj. Zakonisht prek nënat në 3 mujorin e tretë të shtazënisë. Duhet të bëjnë ndjekje sa më të rregullt me protokolle komform shtatëzanisë. Çdo muaj në vizita të rregullta, në analiza të detyrueshme”, tha mjekja gjinekologe, Mirela Rista.

Pre-eklampsia prek deri në 10% të shtatzënive, duke qenë kështu komplikacioni më i shpeshtë i shtatzënisë para lindjeve./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë