Subscribe

Universiteti më i madh publik në vend, ka rezervuar rreth 150 kuota më pak për maturantët që po zgjedhin degët e preferuara duke aplikuar online në portalin U-Albania, ndërsa faza e parë mbyllet më 3 gusht.

 

Drejtori i rrjetit akademik shqiptar, Arjan Xhelaj shprehet se përvoja në vitet e fundit ka treguar interes në rritje për programet e mjekësisë dhe teknologjisë së informacionit.

 

ARJAN XHELAJ

KREU I RRJETIT AKADEMIK SHQIPTAR

“Ka një tendencë për të shkuar drejt degëve që të sigurojnë punësim më të shpejtë. Mbeten klasiket, ekonomiku, inxhinieritë, teknologjia e informacionit, juridiku që kanë kërkesë në treg, tendenca kryesisht është mjekësia dhe dëgët inxhinierike që lidhen me teknologjinë e informacionit.”

 

Sakaq, duke iu referuar të dhënave nga INSTAT, në katër vitet e fundit, numri i vajzave që zgjedhin arsimin profesional, thuajse është dyfishuar.

 

“Për maturantët që duan të zgjedhin një program dy vjeccar, i vetmi kriter është ai i përfundimit të maturës me sukses, ka mjaftueshëm alternativa për këtë, ndër më të preferuarit edhe këtu mbeten programet e teknologjisë, shërbimit mjekësor profesional apo të tjera që të mundësojnë një karrierë të specializuar që sigurojnë punësim më të shpejtë kuptohet.”

 

Shkencat Sociale dhe Ekonomiku i kanë qëndruar “stoikë” numrit të përvitshëm të pranimeve, ndërsa fakulteti i Drejtësisë, nga 640 kuota të lira vitin e kaluar, ka shtuar edhe 30 vende të tjera.

 

Për herë të parë, universiteti i Mjekësisë ka rritur kuotat në 500 ndërsa është zgjeruar edhe lista e degëve me prioritet kombëtar, kryesisht në universitetin bujqësor si dhe programet e mësuesisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *