E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Mjekë amerikanë në Maliq, vizita falas për banorët

Një ekip prej 13 mjekësh dhe infermieresh amerikan kanë mbërritur në Maliq. Mjekët stomatologë, okulist dhe të përgjithshëm ofrojnë per here te pare falas konsultat për banorët e Bashkisë së Maliqit.

 

“Jemi mjek dhe infermier nga gjithë Amerika, te cilet udhëtojnë ne te gjithë boten. Kemi 5 mjek ketu, te cilët jane dentiste, mjek te përgjithshëm dhe pediatër. Mjeket jane me eksperience, pasi kemi edhe nga ata qe kane shërbyer ne fushën e betejës. Kjo ben që ata te konstatojnë shume shpejt problemin.”

 

Reklamë

Bluzat e bardha do të qëndrojnë 1 javë ne territorin e kësaj bashkie dhe do të vizitojnë fshatra të ndryshëm të zonës. Konsultat e para mjekët shëtitës i kanë nisur në fshatin Libonik i Bashkisë së Maliqit.

 

Mjekët amerikan qe vine për herë të parë do të kryejnë vizita të specializuara për banorët e zonës, të cilët nuk kanë mundësi të përballojnë kujdesin mjekësor me pagesë.

Më shumë video

Reklamë