E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Mjegulla ‘pushton’ qarkun e Korçës/ Policia thirrje për kujdes të shtuar drejtuesve të mjeteve

Mjegulla ka ‘pushtuar’ juglindjen e vendit.  Një pjesë e mirë e zonave të Qarkut të Korçës diten e sotme janë mbuluar nga tymi i bardhë.

 

 

Mjegulla ka qenë e dendur edhe në rrugët kryesore nacionale përfshi dhe aksin Kapshticë-Qafë Plloçë. Në kushte të tilla policia rrugore i ka kërkuar drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes me shpejtësinë në të gjitha zonat e perfshira nga mjegulla.

Reklamë

 

 

Për të shmangur keshtu aksidentet në këto rrugë ku dhe lëvizja e mjeteve është më e madhe. Nga ana e sektorit të qarkullimit nuk bëhet me dije për aksidente gjatë ditës së sotme. Kjo edhe falë masat të shtuara nga policia rrugore.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë