E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Mjegull e dendur dhe gurë në aksin Burrel-Skuraj, vështirësohet qarkullimi

Aksi rrugor nacional Burrel-Skuraj vijon të ketë probleme për qarkullimin e automjeteve.

Mëngjesin e kësaj të shtune drejtuesit e mjeteve janë përballur me mjegull të dendur kryesisht në segmentin Bushkash-Shkopet.

Mjegulla e dendur ka bërë që drejtuesit e mjeteve të detyrohen të lëvizin me shpejtësi të reduktuar.

Ndërsa në segmentin e Shkopetit vijon të ketë rënie të gurëve.

Reklamë

Edhe këtë të shtunë rënia e gurëve ishte thuajse në të gjithë gjatësinë e segmentit të Shkopetit.

Edhe pse pastrimi i gurëve bëhet herë pa here nga ana e firmës mirëmbajtëse, situata nuk është zgjidhur për shkak të mungesës së mureve apo rrjetave mbrojtëse në shpatin e malit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë