Subscribe

Për herë të parë, ministria e bujqësisë po kërkon të rregullojë me ligj sektorin e bletarisë, duke i hapur rrugë certifikimit të produktit, që nga prodhimi, regjistrimi, transporti, etiketimi dhe eksporti.

 

Kushti kryesor është që cilido bletërritës të regjistrohet në zyrën rajonale bujqësore brenda datës 30 prill të çdo viti. Ligji i ri përcakton llojin e bletës, vendndodhjen e parkut, që duhet të jetë 10 metra larg rrugës kryesore, certifikatë shëndetësore e bletëve etj.

 

Pas plotësimit të këtyre kritereve që janë standard i Bashkimit Europan, mjalti shqiptar që konsiderohet edhe si një krenari kombëtare mund të eksportohet.

 

Cfare ben ligji i ri? Ligji rregullon dhe krijon kushtet për eksporte, krijon standarte ligjore dhe certifikuese në mënyrë që produkti të mund të dalë në tregje të huaja dhe të konkurojë cdo produkt të prodhuar në vende të tjera. Për ne mjalti është një krenari kombëtare, që e mbështesim edhe nga skema kombëtare, dhe është I vetmi sektor që fondet i përthith në mënyrë të plotë. Prodhimi ka ardhur në rritje, nga 3000 ton në 2012, st në 2022 arriti në 5200 ton- u shpreh zv/ministri i Bujqësisë Enio Civici

 

Pas plotësimit të kërkesave ligjore, në laboratorët e akredituar si në privat ashtu edhe në shtet, çdo bletërritës mund të certifikojë mjaltin për shitje. Në total në vendin tonë numërohen 12 mijë bletërritës. Përfitues të skemës janë ata që kanë mbi 50 koshere.

 

Mbështetja me fonde ka bërë që të kemi një dyfishim të numrit të koshereve. Nga 239 mijë që kemi patur në 2012, në vitin që lam pas arriti në 400 mijë koshere. Përqëndrimi më i madhe i zgjojeve është në Shkodër, Korcë, Kukës, Tiranë etj – vijon më tej Civici.

 

Ligji i ri do të shoqërohet me aktet nënligjore duke specifikuar të gjitha kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojnë të gjithë ata që kanë investuar në këtë fushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *