Subscribe

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deputetit demokrat Ferdinand Xhaferraj lidhur me procesin e rindërtimit dhe dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Gjatë fjalës së tij në senacë parlamentare, kreu i qeverisë deklaroi se në datën 26 nëntor, numri i familjeve që do të futen në banesë të re do të rritet. Ai solli si shembull Italinë, ku u shpreh se ka ende familje që jetojnë në rulotë edhe 12 vite pas tërmetit.

“Uturi shpifjes dhe akuzash dhe bëtë edhe një gjest digjital këtu. Ka ndodhur diçka që ka tronditur të gjithë botën, pandemia. Kanë qenë muaj të tërë kur kantierët janë bllokuar dhe afatet do të shtyheshin. Ajo që më shqetëson më shumë nuk është ky aspekt. Mbi çfarë baze i ngrini të gjithë këto akuza dhe flisni për babëzi dhe makutëri. Shkollat kanë standarde dhe kritere. sytë ju janë imunizuar nga plehrat, shëmtia dhe deformimi. Ndryshe nuk do ishit krenarë pa kthim për masakrën urbane që keni promovuar si mrekulli të tetë të botës. Numri i familjeve që sot kanë shtëpi është i madh dhe do të rritet në javët në vijim. Në Itali njerëzit janë akoma në rulota pas 12 vitesh pas tërmeteve. Ndërkohë që këtu, nuk kemi luksin t’i lëmë njerëzit të presin, të gjithë do marrin atë që i takon”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *