Subscribe

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bëjnë sërish një apel të fortë klasës politike që t’i japë fund sabotimit të reformave më të rëndësishme në vend: reformës në drejtësi dhe asaj elektorale.

Ambasadorja amerkane në Tiranë Juri Kim tha se mesazhi i saj ishte i qartë: reformat nuk janë për të bërë pazar   e po ashtu i duhet dhënë fund menjëherë lojrave politike.

YURI KIM

AMBASADORE E SHBA NE TIRANE

“Mesazhi im është shumë i qartë. SHBA do të njëjtën gjë që populli shqiptar do. Duam që Shqipëria të jetë një aleate e fortë dhe e aftë e SHBA dhe duam që të jeni pjesë e familjes Europiane. Nuk mund ta keni atë pa një reformë Zgjedhore dhe pa një reformë në Drejtësi. Këto të dyja nuk janë për të bërë pazar. Janë domosdoshmëri, ka ardhur koha të reshtuni së bëri lojera, është koha të bëhet reforma në drejtësi dhe zgjedhore sikurse drejtuesit i kanë premtuar popullit shqiptar”

Deklarata e diplomates së larte erdhi teksa ajo zhvilloi një vizitë me drejtuesit e komisionit të posacëm të apelimit.

Një ditë më parë, ambasadortja Kim përmes një mesazhi në twitter denoncoi atë që e quajti marrëveshje pas krahëve për të vrarë reformën në drejtësi.

Kjo reformës, sipas diplomates amerikane, është e dhimbshme, e ngadaltë dhe jo perfekte, por ajo është e nevojshme, po bën përparim dhe duhet të vazhdojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *