Subscribe

Asqeri Mandri, 34 vjeç u arrestua nga policia e Tiranës ditën e sotme. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes të cilën e monitoronte me kamera.

34-vjeçari kishte 6 muaj që ishte kthyer nga Gjermania dhe çifti ishin prindër të 4 fëmijëve. Nëna e Mandrit  ka pranuar se djali i saj vendosi kamera në shtëpi për të monitoruar gruan, pasi ishte xheloz.

Lexo edhe :

Related Posts

Teksa merr në mbrojtje djalin ajo hedh akuza ndaj nuses.

“Ishim në rregull, biles një goce i bija nga koka, mos ma prek nusen se e kisha aq mirë sa s’ka. Kjo e shtrënguar s’ka qenë asnjëherë. Me thënë të drejtën mori rrugën e gabuar. Doli…mbulo këtu e mbulo aty. Unë si nënë asnjë llaf çunit. Se nëna ta përzije çunin është shumë e zorshme. Dhe rrogën se dorëzoi, katër kalamaj, një e kam rrit pesë  muaj, njërën 2 javëshe, njërën 3 javëshe, njërën një javësh dhe ka ik në punë.

Shkonte në punë, unë gjithë punët, me hëngër, me pi. Isha e fortë. Duli krejt kjo, lakuriq. Burrin e kisha të mirë, çuni nuk foli, tha bëri 3 gabime, ja fala. Iku çuni jashtë shtetit 8-9 muaj, si ja nisi në telefon bam-bam deri kur e çmendi. I dolën mendtë çunit. E pashë unë iku çuni nga mendtë. S’jemi familje e degjenerume. Ishim familje normale, s’na kishte bërë vaki. Shkonte në punë, punonte me thënë të drejtën. Ka 8-9 vjet e martuar. Kjo në punë punonte, rrugave..”

Ajo thotë se nusja nuk i bënte shërbim djalit, pra Asqeri Mandrit.

“Nuk i bënte shërbim, ja hidhte rrobat atje. Nuk ia paloste. I palosja vetë sa kisha takat. Ditën e dielë kapte kalamajtë e dilte. Janë katër goca, bërë dhe një çun i thash. Djali u kthye se e pashë unë ca ishte duke i bërë kjo. Kjo mafiozët ia çonte te puna. I mori shokun në telefon, e pyeti ca pune bën Asqiriu, a është trafikant gocash, si e ka vendin aty që rri. Gabime i kam pa sa duash, i kam mbuluar. Çunit hiç, as kësaj hiç.”

E moshuara mohon se i biri ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

“Jo si ka ushtruar dhunë fare. E kishte pas denoncuar kjo.”

Ndërsa kamerat thotë se i ka vendosur i biri.

“Mizerja çuni. A ne i vendosëm? Ishte xheloz? Ishte xheloz i paparë. Nuk më pyesin çunat mua.”/vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *