E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Teknologji

MIT projekt për të komanduar robotët përmes mendjes

Dy prej universiteteve më të mëdha në glob, Massachussets Institute of Technology  dhe Universiteti i Bostonit kanë nisur një projekt i cili synon të arrijë komandimin e robotëve përmes mendjes.

 

Projekti në fjalë synon që robotët  të ndjekin aksione specifike, njësoj siç do të bënte një person, në mënyrë që të jenë të ngjashëm nga botëkuptimi dhe veprimet në praktikë.

 

Reklamë

Detajet do të prezantohen në konferencën ndërkombëtare të Robotikës dhe Automatizimit, e parashikuar të mbahet në maj në Singapor. Studiuesit kanë ngritur një sistem që u mundëson njerëzve të korrigjojnë gabimet e robotëve, dhe kjo valë përdorimit të valëve cerebrale, shkruan TechSot. Testimet janë kryer tashmë mbi robotët njerëzor të quajtur Baxter, raporton portali.

 

Në ndryshim nga studimet e kaluara këtë herë kërkuesit janë përqendruar tek sinjalet cerebrale të gjeneruar kur truri vëren një gabim, që shfaqet me siglën ErrP. Eshte ky kodim i inteligjencës artificiale që e bën robotin të kuptojë nëse një person është apo jo dakord me vendimet e tij. Nëse roboti nuk është i sigurtë për vendimin e tij thotë TechSot, mund të stimulojë përgjigjen e njeriut që e monitoron për të pasur një veprim më të ristrukturuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë