Disa skenarë shqetësues po dalin në dritë pas vrasjes së Bledar Dedjas, 39-vjeçarit shqiptar i goditur 20 herë me thikë pasditen e 20 janarit në një zonë të izoluar pyjore në Paderno del Grappa, në provincën e Trevisos.

Disa ditë më parë një 17-vjeçar nga Pieve del Grappa u ndalua dhe u dërgua në burg në Treviso, ku ndodhet ende, me akuzën e vrasjes me paramendim.

Lexo edhe :

Related Posts

Studenti, me origjinë italiane, ka pranuar se e ka kryer krimin.

Duke folur me hetuesit, i mituri ka treguar njohjen e tij me 39-vjeçarin, e cila filloi rreth një vit më parë.

Ai gjithashtu ka raportuar për një rrjet të gjerë prostitucioni, pjesë e të cilit janë djemtë dhe vajzat e mitura. Dëshmia tani do të verifikohet nga hetuesit dhe do të thirren të gjithë personat për të verifikuar pretendimet e 17-vjeçarit.

“Historia është shumë më komplekse nga sa duket”, tha avokatja e djalit, Elisa Berton, në fund të seancës dëgjimore në Prokurorinë në Venecia, raportuar nga Il Gazzettino.

Ende nuk dihen motivet e krimit

Motivi i krimit mbetet ende i mbuluar me mister. Paraditen e sotme, 17-vjeçari u mor sërish në pyetje nga prokurori publik i Prokurorisë për të Mitur të Venecias, Giovanni Parolin. Tani ai ndodhet në paraburgim në burgun e Trevisos, ku monitorohet vazhdimisht nga oficerët e policisë së burgjeve.

Institucioni penal, siç e kërkon ligji, i ka pajisur me psikolog dhe edukator dhe do ta lejojë të vazhdojë studimet për të mos humbur vitin shkollor.

Rindërtimi i vrasjes

Sipas asaj që është rikonstruktuar deri më tani nga puna e hetuesve, të shtunën e datës 20 janar 17-vjeçari është paraqitur në takim me një thikë të fshehur poshtë rrobave. Në momentin që ndodhej vetëm me 39-vjeçarin në pyll në Via dei Colli, e goditi rreth 20 herë me thikë.

Goditja në mushkëri rezultoi fatale. Më pas i mituri u largua dhe u paraqit në spital për të marrë ndihmë mjekësore pasi kishte plagë me thikë në dorë. Hetuesit besojnë se ai është përleshur fillimisht me Bledarin, cili ka tentuar të mbrojë veten./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *