Subscribe

Pesë ditë më parë, Edmond Kallarit iu bë atentat me armë sapo kishte hipur në makinën e tij, fatmirësisht pa e lënduar atë.

 

Policia dyshoi se krimi lidhej me nje hakmarrje të mundshme, pasi Kallari ishte shoferi i fadromës që dyshohej se kishte vrarë Ardit Gjoklajn, në landfillin e Sharrës tre vjet me parë.

 

Por, vendimi i gjykatës që mban datën 17 Prill 2018, zbulon se në sajë të provave të mbledhura në vendngjarje si dhe nga përgjigjet e analizave të ADN-së, për Kallarin nuk kishte prova që e lidhnin drjtpërdrejtë me vrasjen e Gjoklajt.

 

Në vendimin e gjykatës, argumentohet se Gjoklaj mund të jetë vrarë jashtë fushës së mbeturinave dhe trupi i pajetë i tij mund të jetë transportuar aty nga një mjet ende i paidentifikuar, për të humbur gjurmët.

 

Sipas ekspertëve, këtë e provojnë edhe analizat e ADN-së, ku rezulton se nuk ka asnjë provë që Gjoklaj të jetë goditur nga mjeti që ka punuar atë ditë në landfill.

 

Në ekspertizën e mjekëve ligjor thuhet se “Në lidhje me aktin e ekspertimit janë pyetur edhe mjekët ligjorë, të cilët kanë shpjeguar se nga gjetja e trupit e përzier me mbeturinat mundet që ngjarja/dëmtimet e para të kenë ndodhur edhe në vend tjetër dhe jo në vendin e gjetjes përfundimisht të trupit”.

 

Por duket se prova më e fortë është ajo e pamjeve filmike ditën e ngjarjes dhe lëvizja e një mjeti të dyshimtë, i paidentifikuar.

 

Në vendim thuhet se më datë 16.01.2018 rezulton se, në orën 4:17 të datës 07 korrik, duket në pamje nga drita që hedh një mjet i dyshimtë që vjen në drejtim të kapanonit dhe nuk dallohet çfarë mjeti është.

 

Ky mjet, sipas ekspertëve, qëndron afërsisht 4 minuta dhe largohet po në drejtim të ardhjes ndërsa, fadroma punon në krahun e majtë duke marrë mbeturinat dhe i dërgon tek punëtorët.

 

Kjo i bën hetuesit të dyshojnë se i riu mund të jetë vrarë jashtë landfillit dhe është sjellë qëllimisht aty.

 

Në përfundim të gjykimit, gjykata vendosi ta dënojë Edmond Kallarin me 2 vite burg vetëm për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *