Subscribe

Viti i ri shkollor pritet të nisë më 14 shtator. Por ndërsa kjo datë po afron, ka ende shumë pikëpyetje për mënyrën sesi do të zhvillohet mësimi.

Ministria e Arsimit nuk ka dhënë asnjë shpjegim sesi do të realizohet procesi në kushtet e krijuara nga pandemia.

Ekspertët e arsimit ngrenë shqetësimin se ky vit do të shoqërohet me problematika të mëdha.

NDRIÇIM MEHMETI

EKSPERT ARSIMI

“Ka një sërë sfidash. Nga mënyra sesi po shkon, ky vit i ri shkollor do të jetë në kaos të plotë. jemi 20 dite para sesionit te vjeshtes. Shkolla nuk ka një planifikim se sipas ministres, të gjithë do të kishin një plan të vetin, që do bëheshin të njëjtat tema, nuk dihet cila klasa do bëjnë mësim në distancë dhe cilat klasa do bëjmë mësim në shkollë. Nuk dihet sesi do zëvendësohen ato me të cilat ministrja Shahini tha që të gjitha ato temat do vijmë në shtator t’i zëvendësojmë. Viti shkollor që mbaroi ishte një vit traumatik, pati probleme të shumanshme”.

Disa alternativa që ekspertët e arsimit japin, është ndarja e ditëve sipas klasave të caktuara për zhvillimin e mësimit në shkolla, pasi sipas tyre mësimi në distancë ka shumë mangësi.

NDRIÇIM MEHMETI

EKSPERT ARSIMI

“E pamundur mësimi në distancë. Edhe sikur të kemi mundësitë e mësimit në distancë, si mund të bëhet një marangoz në distancë, një mekanik, elektricist?Janë disa shkolla që kapacitetet e tyre do ja ngarkojnë një shkolle tjetër. Kemi mbikapacitete, mësimi do vazhdoje me dy turne. Duhet të kishim marrë masa per të marrë mjedise te tjera me qira.Mësimi me grafik: e hënë – të mërkurë – arsimi fillor. Pjesën tjetër 9-vjeçarja.Kombimin i mësimit në distancë dhe klasë.”

Një zgjidhje tjetër sipas ekspertëve është marrja me qera e ambienteve shtesë ku mund të zhvillohet mësimi, si dhe rekrutimi i mësuesve të rinj, në mënyrë që të punohet në grupe sa më të vogla.

NDRIÇIM MEHMETI

EKSPERT ARSIMI

“Kemi mbikapacitete. Duhet të kishim marrë masa për të marrë mjedise te tjera me qira. A do rekrutojmë mësues të rinj? Si Italia që ka rekrutuar 34 mijë mësues me qëllim që të punojë me grupe sa më të vogla.A e kemi fondin gati për këtë gjë? Cilat do të jenë masat? A ka ngritur një task forcë ministria e arsimit për këtë qëllim?Duhet të kishte një plan A, B, C, nuk ka asnjë plan të tillë.”

Sipas raportit të Organizatës të Kombeve të Bashkuara për shkollat dhe mësimin gjatë periudhës së pandemisë, në mbarë botën, të paktën një miliard nxënës dhe studentë janë privuar nga arsimi, ndër të cilët 40 milionë janë fëmijë të arsimit parashkollor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *