Subscribe

Misterit të madh të mbi 500 mijë eurove të gjetura në banesën e pastueses Rozeta Dobi, që besohet se i kishte vjedhur në banesën e zyrtares së lartë shteterore Alda Klosi, për ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, mund ti japë gjidhje vetëm prokuroria.

Ai refuzoi të bënte më shumë komente mbi ngjarjen.

 

BLEDI ÇUÇI

MINISTER I BRENDSHEM

 

E ka kaluar cakun e policisë dhe është brenda dyerve të prokurorisë, kështuqë nëse doni një përgjigje në lidhje me këtë duhet të pyesni prokurorinë, por kur është në hetim rezervohet e drejta ligjore për të mos dhënë informacion. Në këtë moment policia bën vetëm çfarë i delegon prokurori.

 

Çuçi nuk i dha përgjigje as misterit të Ervis Martinajt. Këtë here ai e kaloi përgjegjësinë tek vartësit të tij, duke thënë se policia duhet të përgjigjet për sagën e familjes Martinaj.

 

Ajo është punë e policisë së Shtetit dhe jo e ministrit të Brendshëm. Të jeni të sigurt se për çdo veprim, kujdesi është që nga pikëpamja procedurale të jetë e kopsitur në mënyrë që gjykata e parë dhe deri te Gjykata e Lartë, mos të prishet si veprim apo të bëhet nul. Edhe në këtë rast duhet të jetë dhe ky kujdes ndaj procedurës. Është policia që po i merr këto aksione dhe ata mund ta zbardhin.

 

Në prezantimin e pritshmërive për vitin 2023, ministri shtoi se pasaportat dhe kartat e identitetit pas mbarimit të koncesionit të kompanisë ALEAT do të prodhohen nga vetë shteti me një kosto më të ulët.

 

Në prezantimin e pritshmërive për vitin 2023, ministri shtoi se pasaportat dhe kartat e identitetit pas mbarimit të koncesionit të kompanisë ALEAT do të prodhohen nga vetë shteti me një kosto më të ulët.

 

Ne do ta rishohim edhe çështjen e tarifave sepse në momentin që kjo kompani apo prodhimi i kartave biometrike do të kalojë në dorë të një kompanie shtetërore shqiptare, është në kompentencën e plotë të kësaj kompanie për të marrë vendimet e duhura në lidhje me tarifat. Ju garantoj që për dokumente që janë të detyrueshëm, kemi ndjeshmërinë për të reduktuar tarifat, ndërsa për dokumente që nuk janë të detyrueshëm…Politikisht them se kemi qëllim t’i reduktojmë dhe pse jo mund t’i çojmë në zero, nëse shohim se kjo është e mundur.

 

Me strukturën e re të policisë së shtetit, do të ngrihen disa drejtori të posaçme që do të merren vetëm me krimet e rënda, kjo për të goditur bandat dhe korrupsionin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *