Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 August 2026
Vizion fokus

Situatë alarmante në Krujë, Lamallari dhe Nufi në terren,...

Arrestohet vrasësi i 20 vjeçarit në Korçë

Situata jashtë kontrollit nga zjarret në Krujë, Bashkia urdhëron...

Prej dy vitesh në kërkim nga SPAK, arrestohet në...

Arrestohet 73 vjeçari në Krujë, akuzohet për zjarrvënie të...

Aksident i trefishtë në Gjirokastër

Përfundon dita e 70-të e protestës, nis marshimi në...

Lamallari në Krujë: Policia ka arrestuar autorin e zjarrvënies...

Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit

Vrasja e 20 vjeçarit në Korçë, reagon Mitropoliti Anastas:...

Misteri i kobaltit te Onkologjiku, mjekët i tremben tumorit, si u denoncua fillimisht

27 Qershor 14:14

Hetimi i skandalit në Onkologjik nuk ndalet vetëm me skemën mashtruese të pacientëve me kancer për përfitim të spitaleve private, por edhe në probleme të tjera madhore brenda këtij spitali.

Në dosjen hetimore që VizionPlus ka siguruar, rezulton se rrezatimi i kobaltit kabinetin e brachyterapisë, ishte një shqetësim që ka ‘alarmuar’ disa prej bluzave të bardha, pasi bëhet fjalë për një lëndë radio-aktive që vë në rrezik për jetën mjekët, pacientët apo familjarët që shoqërojnë këta të fundit.

Lexo edhe :

Related Posts

Gjykata tregon pse mjeku Edmond Gashi u lejua të ikte me vrap nga dera e pasme
Hetimet për skandalin tek Onkologjiku, drejtoria e QSUT pezullon nga detyra mjekët dhe koordinatorin
Humbi betejën me kancerin, letra denoncuese e mësuese Inës: Kalvari i vuajtjeve të mia në Onkologjik

Ky rast, siç dosja hetimore tregon, fillimisht është adresuar nga mjeku Adrian Hoti, i cili ka ngritur në grupin “ËhatsApp” shqetësimin mbi kushtet nën të cilat kjo pajisje mbahej, të cilat ishin të papërshtatshme.

“Problemi i ngritur nga unë lidhet me dhomën, e cila nuk ka mbrojtjen e duhur për shëndetin e të gjithëve. Kush të ketë informacion të na e thotë. Nëse nuk kemi standarde në mbrojtje nga rrezatimi, kush më shumë e kush më pak, jemi të dëmtuar”, shkruan Hoti.

Ky reagim është përballur me argumente dhe kundërargumente në ‘varg’ nga mjekë, apo drejtues të këtij institucioni, ku faji duket se “pasohet”, ndërsa askush nuk propozon një zgjidhje reale.

“Mendoj se duhet të paktën të jemi në dijeni të nivelit të rrezatimit aktual të matur nga autoriteti përkatës i certifikuar. Kjo shifër nuk besoj se është një sekret ushtarak”, shkruan Bledi Kreko, Mjek Onkolog.

“Nuk mund të mos bëhen transparente vlerat e rrezatimit, kjo është shqetësuese me pasoja dëmtimin e shëndetit të stafit. Zyra e Mbrojtjes nga Rrezatimi ka detyrim të na informojë me transparencë”, shkruan Fatjona Kraja, mjeke Onkologe.

Nga ana tjetër, mjekë si Orges Spahiu apo Silvana Çeliku shefe e shërbimit të Onkologjisë, theksojnë se rrezatimi është zero, duke garantuar se nuk përbën rrezik për askënd.

Ndërkohë mjeku kirurg Helidon Nina, drejtues mjekësor i Onkologjikut, ka kërkuar që të ketë një raport të përpiluar me saktësi lidhur me këtë situatë, nga instancat përgjegjëse.

“Uroj të kemi sa më shpejt një raport dhe duhet që brachyterapia të vendoset në funksion”, shkruan Nina.

Helidon Nina është një emër që përmendet sërish në dosje, por si një mjek tek i cili nuk mund të ndërhyhet për radhën e pacienteve, pasi e konsiderojnë si mjaft strikt.

Në prill 2022 nga Njësia e Radioterapisë është konstatuar rrjedhje e rrezatimit në ambientet e tjera.

Pajisja jo vetëm që nuk ishte funksionale, por “funksioni” i vetëm ishte përhapja e rrezeve të dëshme, pasi nuk mbahej në “bunkier” siç parashikojnë standardet.

Kjo situatë ka sjellë edhe dorëheqjen e mjekut që ngriti i pari zërin për këtë problem. Adrian Hoti, mjek me 24 vite karrierë, hoqi dorë nga ushtrimi i profesionit të tij në spital shtetëror, duke theksuar se nuk dëshiron të rrezikoj jetën, pasi problemi nuk mori zgjidhje.

Drilona Kishta, ish-specialistja e zyrës së rrezatimeve në QSUT, dyshohet se ka bërë ekspertizën që garantonte se ishin kushtet për një bunker anti-radioaktiv por organi i akuzës thotë se një sërë matjesh nga ekspertë të huaj, ngritën alarmin se rrezatimi nëpër korridoret e onkologjikut nga burimi i kobaltit që u la sheshit pa kushte, ishte 20 herë më i lartë se normat, por të dhënat e ekspertit gjerman thuhet se janë fshehur. Drilona Kishta aktualisht ndodhen jashtë vendit, teksa Prokuroria i ka caktuar masën detyrim paraqitje./vizionplus.tv/

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Mjeke Onkologjiku rreze

Nga e njëjta kategori

Flakët shkrumbojnë Malin e Krujës, operacioni nuk ndalet gjatë natës, mbi 200 efektivë të emergjencave civile dhe 3 helikopterë në terren

më shumë...

Arrestohet vrasësi i 20 vjeçarit në Korçë

më shumë...

Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori i 20-vjeçarit në Korçë (EMRI-FOTO)

më shumë...

Vrasja në Korçë, FNSH rrethon zonën ku dyshohet se fshihet autori

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:02

Flakët shkrumbojnë Malin e Krujës, operacioni nuk...

11:38

Situatë alarmante në Krujë, Lamallari dhe Nufi...

11:13

Arrestohet vrasësi i 20 vjeçarit në Korçë

10:54

Situata jashtë kontrollit nga zjarret në Krujë,...

10:47

Çfarë konsumojmë në mbrëmje ndikon drejtpërdrejt në...

10:33

Prej dy vitesh në kërkim nga SPAK,...

10:29

Arrestohet 73 vjeçari në Krujë, akuzohet për...

10:14

A mund të ndikojnë ëndrrat në gjendjen...

9:43

Aksident i trefishtë në Gjirokastër

9:40

Përfundon dita e 70-të e protestës, nis...

9:29

Lamallari në Krujë: Policia ka arrestuar autorin...

9:17

Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit

8:51

Vrasja e 20 vjeçarit në Korçë, reagon...

8:24

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, makina përplas motorin,...

8:13

Vrasja e 20-vjeçarit, RENEA rrethon varrezat e...

7:59

Dita e 70-të e protestës, qytetarët nisin...

7:34

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, flet banorja:...

7:20

Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori...

7:11

Vrasja në Korçë, FNSH rrethon zonën ku...

6:46

Zjarri në Mallakstër, flakët rrezikojnë banesat në...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori i 20-vjeçarit në K...
  • EMRAT/ Bajri zihet me shokun e burgut, ja kush janë të dënua...
  • Ukraina nuk e njeh shtetin e Kosovës, Zelensky: Qendrimi jon...
  • Ky është 20-vjeçari i ekzekutuar në Korçë! Autori i zuri pri...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.