Një trup i pajetë është gjendur në një banesë të shekullit XVIII në Senago të Milanos në Itali.
Informacionet e mediave italiane bëjnë me dije se viktima duhet të ketë rreth 5 vite që ka humbur jetën. Prej hetimeve paraprake është vënë re se skeleti i gjetur është i seksit mashkull, i moshës midis 35-45 vjeç.
Gjithashtu paraprakisht dyshohet se viktima mund të jetë një shqiptar i zhdukur nga Genoa para disa vitesh. Një sërë emrash të personave të raportuar të zhdukur para 5 vitesh po shqyrtohen nga hetuesit.
Krahasimi i periudhës së zhdukjes së viktimës që ka ndërruar jetë së bashku me ekspertizën e thelluar mjeko-ligjore do të bëjnë të mundur identifikimin e trupit.
Ndërkohë që nuk dihet asnjë informacion në lidhje me identitetin e viktimës së gjetur.