Trupi i Alexei Navalny nuk është dërguar në morgun e vetëm në Salekhard, qyteti më afër kolonisë së burgut ku lideri 47-vjeçar i opozitës ruse vdiq të premten, tha ekipi i tij.

Zëdhënësja e Navalny, Kira Jarmis, shkroi në Platformën X se një avokate për të dhe nënën e tij, Lyudmila Navalnaya, mbërriti në morg ku u referuan nga autoritetet e burgut. Por morgu ishte i mbyllur, ndonëse nga burgu u siguruan se po funksiononte dhe kufoma ishte aty.

Avokati telefonoi numrin e afishuar në derë, por i thanë se ishte i shtati që thirri sot dhe se “kufoma e Alekseit nuk ishte në morg”.

Më shumë se 110 persona u arrestuan në Rusi në ngjarjet në kujtim të Alexei Navalny, sipas organizatës për të drejtat e njeriut OVD-Info. Ish-avokati 47-vjeçar ndërroi jetë të premten në koloninë penale “Polikos Lykos”, ku vuante dënimin me 30 vite burg. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *