Subscribe

Të kalosh një fundjavë në Gjirin e Lalzit duket një mision i pamundur për qytetarët e Tiranës. Kjo për shkak të trafikut të rënduar që arrin ne disa kilometra.

 

ISLAM QIBINI

EKSPERT I SIGURISE RRUGORE

Ky segment rrugor në sezonin turistik ka patur gjithmonë një trafik të rënduar. Kemi radhë të gjata të drejtuesve të mjeteve të cilët duna të venën në destinacionin e pikës turistike të zonës së Gjirit të Lalzit.

 

Ekspertët ngrenë alarmin se kjo rrugë përveç trafikut të rënduar, ka edhe probleme të tjera madhore, që vendosin në rrezik jetën e qytetarëve. Mungesa e sinjalistikës është një nga mangësitë.


Nuk është i plotësuar me sinjalistikë horizontale dhe vertikale të cilat njoftojnë drejtuesit e mjeteve për situatat që mund të krijohen në rrugë. Pra kemi një segment rrugor të ngarkuar. Sinjalistika horizontale nuk është e dukshme, nuk kemi vija të pandërprera dhe vija të ndërprera.

 

Qibini shton se mungesa e efektivëve të policisë përkeqëson situatën akoma më shumë.

 

Në këtë segment rrugor kemi mjete të parkuara nga të dy krahët e rrugës të cilat bëhen pengesë për qarkullimin normal të automjeteve. Po pikërisht në këtë segment rrugor që ndodhemi ne tani ka patur shërbime policore në hyrje të rrugës së Gjirit të Lalzit, por në këtë pikë ku është më problematike kemi mungesë të shërbimeve policore të cilët me ndërhyrjet e tyre do të normalizonin trafikun dhe lëvizjen e lirë të mjeteve.

 

Ekspertët mendojnë se duhet të vendoset me rregull që në rrugën e Gjirit të Lalzit të mos qarkullojnë gjatë fundjavës makinat bujqësore pasi janë burim për trafik dhe aksidente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *