E hënë, 28 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Mirditë/ Forcat xheniere ndërtojnë urën në fshatin Shebe

Amortizimi i urës në fshatin Shebe në Njësinë Administrative Kthellë kishte izoluar thuajse tërësisht banorët e zones. Automjetet në mungesë të ures lëviznin përgjatë shtratit të përroit dule rrezikuar seriozisht jeten.

 

Reklamë

Tashmë ky problem është zgjidhur me ndërtimin e urës të tipit “Bailey” nga forcat xheniere. Punimet kanë zgjatur një  jave.

 

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, komandanti i Komandës Mbështetëse gjeneral brigade Ilir Xhebexhia u shpreh:

 

“Ndërtimi i kësaj vepre prej 18 metra e me peshëmbajtje 40 ton është një kontribut tepër i rëndësishëm për lidhjen e komunitetit të kësaj zone, ndaj ju falënderoj sot për punën e palodhur dhe ndërtimin e kësaj ure.”

 

Punimet u ndoqën nga kryetari i bashkisë Ndrec Dedaj, i cili u theksoi forcave xheniere, se ky kontribut është tepër i rëndësishëm për këtë zonë dhe disa fshatra, dhe për një fakt, pasi e bën lehtësisht të aksesueshëm për komunitetet përkatëse, për më tepër që tashmë, fshatrat e kësaj zone do të përshkohen nga rruga e asfaltuar Rrëshen-Lurë, që sapo kanë nisur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë