Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 August 2026
Vizion fokus

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të vdekur dhe...

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah, mësohet se...

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis marshimi në...

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët e saj...

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak bombola e...

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të hynte në...

Makina përfshihet nga flakët në Fier

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të vdekur

Vizita e tij e parë në Serbi, Zelensky mbërrin...

“Mirdita solidarizohet me Dukagjinin”, qytetarët nisen drejt Thethit: Kryeministri ka bërë një gabim, të lexojë Kanunin e Lekë Dukagjinit

15 Korrik 10:09

Një grup qytetarësh nga Mirdita u nisën drejt Thethit, në një akt solidariteti me banorët e zonës së Dukagjinit.

Nën moton “Mirdita solidarizohet me Dukagjinin”, aktivistë dhe qytetarë nga Mirdita do të zhvillojnë këtë vizitë në zonat e Shalës dhe Shoshit, për të treguar përkrahjen ndaj komuniteteve që po përballen me sfida të rënda sociale e administrative.

Mirditorët u shprehen se ky udhëtim nuk është thjesht simbolik, por një thirrje për ndërgjegjësim kombëtar dhe veprim konkret.

“Kur shteti kthehet në një agresor, sigurisht që populli mbledh Kanunin. Kryeministri jonë është kthyer në një agresor, para votimeve shkoi i tha “i gëzofshi”, pas votimeve i shembi. Nuk është tokë e xanun ajo, është tokë e trashëguar, është tokë e vaditur me gjak ajo”, tha një qytetar.

Banorëve i është bashkuar edhe ish-deputeti Kujtim Gjuzi.

“Ne iu përgjigjëm thirrjes së Zef Gjonajt për të qenë në Theth. Thethi është i thethianëve. Të shkosh në Dukagjin dhe të shembësh shtëpitë pasi i ke thënë “shtëpitë do t’i gëzoni”, nuk është vetëm prerje në besë, është krim bastard. Rama duhet të lexojnë Kanunin e Lekë Dukagjinit. Nuk është kërcënim, por ka bërë një gabim që duhet ta shlyejë”, tha Gjuzi.

“Jemi nisur drejt Dukagjinit, Thethit, aty ku është bërë një masakër e jashëzakonshme. Ne po dalim të sensibilizohemi me vëllezërit tanë nga Dukagjini. Luftë nuk do bëjmë me qeverinë, por ta shohim masakrën që është bërë”, tha një qytetar.

“Jemi nisur për të shkuar në drejtim të Thethit, një grup mirditorësh. Ne po shkojmë të solidarizohemi me ta, t’i themi që vuajmë dhimbjen me ta”, tha një tjetër.

Ditën e djeshme u mbyll aksioni i IKMT në Parkun Kombëtar të Thethit. Sot, 15 korrik,  pritet që në zonë të nisin punën forcat e ushtrisë, si dhe të pushtetit vendor për të pastruar inertet.

Në këtë aksion janë prishur 70 objekte të ndërtuara përgjatë vitit të fundit pa leje. Banorëve u është kërkuar që të aplikojnë në Paketën e Maleve për të qenë përfitues të zhvillimit të zonës sipas rregullave./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Edi Rama Leke Dukagjini Mirdite Theth

Nga e njëjta kategori

Jeta po i përkëdhel! Këto 3 shenja të zodiakut do të përjetojnë ditë të bukura deri në fund të vitit 2026

më shumë...

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur

më shumë...

Përfshihet nga flakët banesa në Shkodër, zjarri rrezikon shtëpitë e tjera

më shumë...

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah, mësohet se cili do të jetë numri i ri në shpinën e Muçit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:48

Jeta po i përkëdhel! Këto 3 shenja...

10:22

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të...

10:06

Përfshihet nga flakët banesa në Shkodër, zjarri...

9:58

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah,...

9:50

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis...

9:42

Qëndrimi ulur për shumë orë mund të...

9:42

Shuhen disa vatra zjarri, forcat vijojnë operacionin...

9:23

Kosova shpall “non grata” drejtorin e Telekom...

9:08

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët...

9:04

Arsyet përse duhet të hani një lugë...

8:45

Ariu hyn në vendin e shenjtë në...

8:36

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak...

8:18

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të...

8:17

Makina përfshihet nga flakët në Fier

7:54

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen...

7:48

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të...

7:17

Vizita e tij e parë në Serbi,...

7:14

Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk...

6:58

“Sheiku i kombëtares”, zbulohet shuma e madhe...

6:57

Zjarr i madh pranë Borizanës, flakët përfshijnë...

Më të klikuarat

  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqip...
  • Skandal në bandën muzikore, drejtori i grupit sulmon s*ksual...
  • “Humba gjithçka”, bashkëshortja dhe djali ndërruan jetë në a...
  • Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi, nënë e bir po shkonin...
  • Tragjedia në Gjermani, këta janë tre shqiptarët që humbën je...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.