E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 minutë më parë
Video · Vendi

“Miratoni fondet për fushatën”, Celibashi sqaron se çfarë e pengon votimin e diasporës me dokumente të huaja

Gjatë një konference për mediat, Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi bëri njoftoi se KQZ i ka kërkuar Kuvendit, të miratojë buxhetin për fushatën zgjedhore.

“Me siguri ky buxhet do tu vihet në dispozicion subjekteve zgjedhore më para fushatës, pasi ky buxhet u është vënë në dispozicion në zgjedhjet e mëparshme shumë pak ditë para nisjes së fushatës ose në ndonjë rast edhe kur fushata kishte filluar”, tha Celibashi.

Reklamë

Celibashi u pyet në lidhje me propozimin e PD-së për votimin e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit me dokumente biometrike të vendit ku jetojnë.

“Sistemi është ndërtuar për të identifikuar nëpërmjet dokumenteve të identifikimit të lëshuar nga Republika e Shqipërisë. Nëse do të duhet dhe nëse palët bien dakord që identifikimi do të duhet të bëhet nëpërmjet dokumenteve të tjera do të duhet të zhvillohet ky sistem ose një tjetër”, tha kreu i KQZ.

Reklamë

Ndryshimet e Kodit Zgjedhor për kryekomisionerin janë në  intereses të të dy palëve, ndërsa vetë KQZ i ka nisur një draft Kuvendit ku përfshihet propozimi që dokumentet e aplikimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të ngarkohen në sistemin online të KQZ, PER, nga çdo anëtar i familjes së personit në emër të të cilit është dokumenti.

Gjithashtu dokumenti i adresës në emër të një personi mund të ngarkohet në sistem edhe nga persona të tjerë të cilët banojnë në të njëjtën adresë me personin në emër të të cilit është ky dokument.

Afati përfundimar i rregjisitrimit të emigrantëve është data 4 mars./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë