Kryesia e Partisë Demokratike nga radhët e Rithemelimit ka vendosur të miratojë ndryshimet statutore, duke i hapur rrugë që kreut të grupit parlamentar Gazment Bardhi dhe nënkryetarit të Parlamentit, Agron Gjekmarkaj të emërohet automatikisht nënkryetar partie.

Ndryshimet statutore janë miratuar pas tre orësh debat. Gazetarja e Vizion Plus Olta Blaceri ka mundur të zbardhë disa nga diskutimet që janë zhvilluar me dyer të mbyllura.

Lexo edhe :

Related Posts

Kreu i Këshillit Kombëtar Edi Paloka ka deklaruar në fjalën e tij se këto ndryshime janë shumë të rëndëishme për shkak të ndikimit që do ketë tek qytetarët.

Sipas tij, ndryshimet e reja kanë në thelmb bashkimin e demokratëve.

“Këshilli Kombëtar ka të drejtën të marrë vendime per ndryshime statutore.

Këto ndryshime janë domosdoshmeri per bashkimin e PD. Efekti bashkimit ka ndikim të madh jo vetem tek anëtarësia por edhe te qytetarët.

Sot propozojmë ndryshimin statutor që u diskutua dhe në Kryesi. U arrit mirëkuptim për formulimin. Ky ndryshim është  konsultuar edhe me Kryetarin Berisha. Në Kryesi diskutuam gjatë dhe patëm mendime të ndryshme por në fund arritëm në dakordësi”, tha Paloka.

Por anëtarja e Këshillit Endira Bushati i ka kërkuar llogari Palokës, për mosvënien në dijeni të rendit të ditës.

E mësova nga mediat rendin e ditës. Ju z Paloka s’më kthyet përgjigje për rendin e ditës. Ne nuk jemi dele që ta marrim vesh rendin nga media.

Ju thatë me propozim të Kryesisë bëjeni transparente vendimarrjen, opinionet pro ose kundër.

Neni 54 statut theksohet : Gjykata partisë bën interpretimin e statutit. Kërkoj interpretim nga gjykata”, tha Bushati.

Ndërsa deputeti Flamur Noka tha se ndryshimet statutore vijnë në kuadër të bashkimit të demokratëve.

Kryesia e PD me propozim të Kryetarit sjell në kuadrin e bashkimit të shumëpritur, që ka qenë kryefjalë e Kuvendit të jashtëzakonshëm të 11 dhjetorit (më të hapur dhe më të bashkuar). Pas negociatash grupi parlamentar u bashkua, Kryetari i Partisë dhe Kryesia propozon ndryshime statutore për bashkimin

Për çështje të jashtëzakonshme ramë dakord në mbledhjet e mëparshme, dhe vendosëm t’ja kalojmë KK ndryshimet statutore.

Dispozita tranzitore

Në nenin 47 të statutit të PDSh-së pas pikës 2 shtohet pika 3 me përmbajtje si vijon “në rast se pas përcaktimit të përbërjes së kryesisë së PDSH sipas pikës 1 të nenit 47, deputetët anëtarë të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PDSH, nuk rezultojnë anëtarë të saj, këta të fundit kooptohen me vendim kryesie si anëtarë të saj deri në përfundimin e mandatit parlamentar ose zgjedhjen e tyre sipas pikës 1 të nenit 47.

Në nenin 51 të Statutit të PDSH shtohet pika 3 mr përmbajtje si vijon “në rast se pas zgjedhjes së nënkryetarëve sipas parashikimeve të nenit

Kreu i grupit parlamentar si edhe nenkryetari i kuvendit ose Kuvendit  automatikisht per shkak te funksionit jane nenkryetare te PD.

Sot me miratimin e tyre bëjmë aktin final të bashkimit tërrësor”, tha Noka.

Më tej, Noka e thuri theksin edhe tek zgjedhjet në disa degë të partisë, të cilat drejtohen nga kryetarë të komanduar.

Kryesia e PD e mbledhur para 1 jave shqyrtoi vakumin institucional nË 19 degë që kandiduan për zgjedhjet vendore. Kemi 19 kryetarë të komanduar të cilëve ju ka përfunduar afati i komandimit.

Ky proces vjen pas bashkimit tonë që ka dhënë impakt pozitiv tek anëtarësia”, tha Noka

Deget ku do bëhen zgjedhje:

Malësi e Madhe

Lezhë

Kurbin

3 degë të Qarkut Durrës

Peqin

Mallakastër

Lushnje

Devoll

Kuçovë

Poliçan

Këlcyrë

Kamëz

Bulqizë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *