Zgjedhjet e ardhshme vendore kanë vënë në lëvizje partitë politike, ndërsa Partia Demokratike ashtu siç pritej do e nxjerrë kandidatet e vet nga procesi i primareve.

 

Mjeku Ilir Alimehmeti është një nga emrat që ka kandiduar në primaret per Tiranen, ndërsa në publik është aluduar për një miqësi familjare mes tij dhe kreut të PD Sali Berisha.

 

I ftuar në Spotlight përball Alban Dudushit, Alimehmeti u pyet mbi këto aludime, ndërsa i pohoi që janë të vërteta, pasi prindërit e tij kanë qenë studentë të Berishës dhe që atëherë kanë ruajtur miqësi familjare.

 

“Po prindërit e mi kanë qenë student të doktor Berishës dhe gëzojnë një respekt dhe miqësi të vjetër”.  

 

Ndërsa më tej. Alimehmeti tha se kandidatura e tij është vetëm për pushtetin vendor dhe jo për qeverisjen qëndrore, ndërsa sipas tij, objektivi i PD është të fitojë në zgjedhjet e 14 majit 2023.

 

“Kandidatura ime është për pushtetin vendor dhe jo për kryeministër. Diskutimi i parë është ndërrimi i sistemit. Të kthehemi te ai sistem që na shërben neve. Në primaret e PD mund të votojnë të gjithë. Të regjistrohen në PD dhe të votojnë. Zgjedhja për të marrë pjesë ose jo është individuale.Objektivi i PD është të fitojnë bashkinë në 14 maj 2023”, tha Alimehmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *