Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 September 2026
Vizion fokus

Mali i Zi më afër Bashkimit Europian, Serbia po...

Studimi/ Kokaina tejkalon naftën si sektori kryesor i eksportit...

Eksportet e kokainës në Kolumbi tejkalojnë për herë të...

Ministri rus rikthehet në tryezën e G20-s, Evropa proteston

“Do t’i godasim fort”, pas kërcënimeve të Trump për...

Tragjedia në det pranë Qipros! Dëshmia tronditëse e një...

Hoxha: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati...

Vrasja e reperit Tupac, zbardhet misteri 30-vjeçar, dënohet ish-kreu...

Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën 3 persona...

E rëndë, ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron...

Minxhozi: Shtyrja e zgjedhjeve e dëmshme, veprimi ndaj Metës gjest politik pa pasoja institucionale

12 Qershor 21:26

Situata e fundit politike në të cilën gjendet vendi, në retorikën e trekëndëshit qeveri-opozitë-president tregon sikur po shkojmë drejt konfrontimit dhe një situate te rrezikshme me 30 qershor.

 

Kreu i shtetit Ilir Meta ka anuluar zgjedhjet, ku opozita ka kënduar për fitore, ndërsa qeveria këmbëngul se zgjedhjet do te mbahen me 30 qershor.

 

Për të folur më shumë rreth kësaj situate politike në të cilën gjendet vendi në edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus ka qenë analisti Skender Minxhozi.

 

Në fjalën e tij analisti Minxhozi është shprehur se anulimi i zgjedhjeve është një akt negative në situatën në të cilën ndodhet vendi ynë dhe gjithashtu ka theksuar se veprimi i mazhorancës për shkarkimin e Metës është një akt më shumë politik dhe që s’do të ketë pasoja institucionale.

 

A po shkohet drejt përplasjes apo palët po shtiren dhe mund të jenë drejt shpalosjes së një kompromisi të mundshëm?

Nëse po shtiren unë do të thoja se çdo ditë që kalon është shtirja më me kosto politike dhe nëse gjithmonë janë duke u shtirur dhe ndërkohë bisedojnë pas perdeve ju kujtoj se para perdeve në podiumet e fushatës së njërës palë dhe të institucioneve nga pala tjetër të Metës në këtë rast ose të protestave të opozitë.Palët po angazhohen ose përbetohen se do të ketë ose nuk do të ketë sipas interesit përkatës partiak zgjedhje në 30 qershor. Sot kriza shqiptare ka shumë elementë ka karrupsionin ka çështjen e qeverisjes qëndrore dhe kërkesën për largimin e Ramës. Ka në horizont afrimin e zgjedhjeve të përgjithshme por mendoj se elementi më i komentuar dhe më i nxhehtë që ne kemi sot si shoqëri është do të mbahen apo jo zgjedhjet e 30 qershorit.

 

Meta ju kundërvu hapur ndërkombëtarëve kur foli me ironi për eurojuristë, eurodiplomatë për ata që janë në krahë të qeverisë. Çfarë tregon ky qëndrim i presidentit

Qëndrim të dëshpëruar, është një qëndrim i cili është klasik i atyre që janë në një moment dpresioni përsa i përket lojës që luajnë ose interesave që kanë vendosur në tavolinë. Sokol Balla së fundmi shkruante se luftën e fitojnë gjithmonë amerikanët dhe kjo nuk është një metaforë por një gjë e vërtetë dhe me amerikanët në këtë rast nënkuptojmë të gjithë ndërkombëtarët. Duhet të vëmë në dukje se në këtë përballje mes palësh ai që është arbitri që do të vendosë në fund dhe unë jam shumë i bindur se zgjoidhja do të vijë nga të huajt dhe jo nga shqiptarët, në këtë moment ky arbitër është rreshtuar fort në krahë të legjitimitetit, pra të mbëjtjes së zgjedhjeve.

 

 

Presidenti i filloi konsultat me partitë politike për të vijuar në linjën e tij, çfarë kumti është ky që po dëshiron që të japë Meta?

Kumtet janë dy, ju kujtoj është proceduara që presidenti ndjek në vijimësi të logjikës së tij se zgjedhjet nuk duhen mbajtur me 30 qershor është dhe precedenti tjetër që qëndron përballë ai i KQZ që nuk merr parasysh ose e quan nul vendimin e presidentit të vendit dhe vazhdon të përgatitet për zgjedhjet. Pra kemi një logjikë mur më mur ku njëra palë dekreton shtyrjen e zgjedhjeve pala tjetër bën sikur kjo nuk ka ndodhur.

 

BE e bëri fare të qartë qëndrimin e vet që nuk e mbështet linjën e opozitës ndërsa amerikanët akoma nuk kanë një qëndrim zyrtar. Si mendoni ju?

Përkundrazi ditën që presidenti Meta shpalli anulimin e zgjedhjeve kemi pasur një intervistë nga Palmer ku rinënvizohej se parlamenti është legjitim , qeveria le të vazhdojë në punën e saj duhet të vazhdojë axhenda elektorale politike. Tregoheshin me gisht dy krerët e opozitës si përgjegjësit e vetëm nëse protesta do të kishte dhunë se ishte pikërisht dita kur do të mbëhej dhe ptotesta e opozitës. Pra unë ju kujtoj se vetëm BE-ja por SHBA kanë një kuadrat të mirkordinuar mes Brukselit dhe Uashingtonit përsa i përket asaj se çfarë duhet të ndodhë në Shqipëri në fund të qershorit dhe ky vendim i tyre i përbashkët i deritanishëm thotë se kalendari politik i vendit zgjedhjet demokratike janë më të rëndësishme se lojrat politike.

 

E përmendët pak më parë por është dhe një tezë që qarkullon, se zgjedhjet e parakohshme do të ishin një valvul e mirë e uljes së tensionit politik. Sa shanse ka që Shqipëria të shkojë herët ose vonë në zgjedhje të parakohshme?

Unë shpesh herë jam shprehur se Edi Rama e ka të pamundur që ta çojë deri në fund mandatin e tij qeverisësh në qeverisjen qëndrore, do të thoja se do të ishte shumë realiste afrimi me një vit i zgjedhjeve duke parë edhe parlamentin që nuk është i plotë duke parë edhe gjysmën e politikës shqiptare që mbetet në rrugë. Por me 30 qershor e kemi një takim elektoral që nuk ka të bëjë me këtë agjendë të dytë kombëtare, që ka të bëjë me parlamentin me qeverinë qendrore, apo me disa kërkesa të tjera dhe është rinovimi i organeve të qeverisjes lokale nëse ne tejkalojmë këtë takim të rëndësishëm me detyrimet demokratike të një klase drejtuese dhe të një shoqerie siç është shoqëria shqiptare do të thoja se ne krijojmë n jë precedent ku për të mos i ikur krahasimit me figurat letrare, shumica në vitin 2021 apo kurdo qoftë të thotë se unë dua të qëndroj edhe pak, të bëjmë zgjedhje në 2022. Pra precedenti i shtyrjes së zgjedhjeve është precedenti më i keq i imagjinueshëm.

 

 

Nesër Parlamenti do të miratojë një rezolutë të formuluar nga partia në pushtet, që do të thotë se akti i presidentit është i pavlefshëm. Çfarë rëndësie ka kjo

Unë do ta zgjeroja në fakt pak veprimin  e kuvendit jo vetëm për faktin se shtimi ose anulimi i zgjedhjeve është një akt i paligjshëm, por tek nisma për të shkarkuar Ilir Metën. Ndërkohë që mund të afirmohet fare mirë se shtyerja e zgjedhjeve është dicka e dëmshme dhe negative për kushtet që jemi, ndërsa mendoj se shkarkimi i Ilir Metës është një procedurë që ka shumë hapa dhe që tejkalon vetë datën e zgjedhjeve dhe është një procedurë që i mungon hallka e fundit dhe më e rëndësishme Gjykata Kushtetuese. Veprimi ndaj Metës për mua është një gjest politik pa pasoja institucionale.

 

A do të kemi apo jo zgjehdje me 30 qershor?

Është një pyetje pyetje një milionshe, por unë mendoj se do të mbahen zgjedhjet me 30 qershor.

Posted Under:
Intervista e ditës
Tagged:
Minxhozi politike zgjedhje

Nga e njëjta kategori

Arjan Harxhi: Vaksina e tuberkulozit, mund të ketë një lidhje shkaksore por që duhet hetuar

më shumë...

Covid-19 gjunjëzon Italinë, flet Gianni De Biasi: Nuk takoj dot mamin dhe vëllain, flas shpesh në telefon me Dukën

më shumë...

“Anti-shpifja”/ Boçi: Komisioni i Venecias nuk do ta aprovojë miratimin e ligjit

më shumë...

Deputetja Bushka: Amnistia e fokusuar te grupet që kanë rrezikshmëri të ulët shoqërore

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:04

Gjirokastër/ Policia Rrugore intensifikon kontrollet, 1,441 masa...

10:36

Drejtësia vihet në vend pas 30 vitesh,...

10:33

Riatdhesimi i 5 personave nga kampet e...

10:28

Mali i Zi më afër Bashkimit Europian,...

10:26

Ndryshime në drejtimin e Policisë, emërohen drejtuesit...

10:17

Studimi/ Kokaina tejkalon naftën si sektori kryesor...

10:09

Vdekja e 37-vjeçares shtatzënë në Pogradec, kush...

10:08

Korçë/ Arrestohen dy persona për shitje droge,...

9:58

Zjarret në Shqipëri, 27 vatra të raportuara...

9:53

Eksportet e kokainës në Kolumbi tejkalojnë për...

9:50

Ministri rus rikthehet në tryezën e G20-s,...

9:37

PDK dhe Aleanca para Qeverisë edhe pas...

9:25

Zjarri në fshatrat e Ulzës, situata mbetet...

9:18

U kapën duke transportuar drogë, arrestohen dy...

9:12

“Do t’i godasim fort”, pas kërcënimeve të...

9:03

Tragjedia në det pranë Qipros! Dëshmia tronditëse...

8:48

Hoxha: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e...

8:14

Vrasja e reperit Tupac, zbardhet misteri 30-vjeçar,...

8:12

Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën...

8:10

Parashikimi i motit për sot, 1 shtator...

Më të klikuarat

  • “Nëse nuk kthehesh në shtëpi, do të kesh një jetë ferri”, pr...
  • Pas shkarkimit nga Veliaj, Ristani largohet përfundimisht ng...
  • Tragjedia në det pranë Qipros! Dëshmia tronditëse e një nëne...
  • E rëndë, ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë...
  • Pësoi arrest kardiak në burg, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlo...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.