Ngjarje të rëndësishme politikë kanë ndodhur kohët e fundit në vendin tonë. Pjesë e këtyre ngjarjeve ishte doreheqja e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe hezitimi i presidentit për të firmosur Sandër Lleshin.

 

Gjithashtu pjesë e ngjarjeve politike të ndodhura në javën që po lëmë pas ishte dhe deklarata e ish-ministrit të Brenshëm Saimir Tahirit dhe sulmet e ashpra të opozitës ndaj kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.

 

Për të komentuar më shumë rreth këtyre ngjarjeve që kanë shkaktuar tension në vendin tonë, në edicionin e lajmeve është analisti Skender Minxhozin.

 

Me poshte intervista e plotë e Minxhozit e dhënë për edicionin qendror te lajmeve ne Vizion Plus;

 

Le ta nisim bisedën nga presidenti Ilir Meta,  i cili ende nuk ka firmosur për dekretimin e Sander Lleshit si ministër i Brendshëm. Afati po mbaron dhe ende nuk kemi një vendim nga kreu i shtetit. Përse një vonesë e tillë?

Një vonesë e tillë ju kujtoj është vazhdë edhe e vonesave të tjera paraadhëse, ju e mbani mend që muaj më parë është emëruar një Kryetar i shërbimit Informativ i cili vijon të mbetet i padekretuar nga presidenti i Republikës, zyrtarisht dhe formalisht Ilir Meta vazhdon të mendohet për kandidaturën e kreut të  sotëm të shërbimit, që vazhdon të jetë në punë, por që nuk ka siglën e presidentit e cila ka rëndësinë e saj, por jo përsa i përket aspektit ekzekutiv pasi puna vazhdon, edhe në këtë nivel të rëndësishëm institucional të vendit, ndërkohë që me zotin Lleshi, ngërçi duket se është disi më konkret dhe më i lexueshëm. Formalisht duhet se ka një përplasje në lidhje me statusin e tij të qenit i Lleshit ushtarak, por kam përshtypjen se në sfond janë disa lëvizje të tjera taktike të presidentit, i cili me këtë mazhorancë kërkon herë pas herë që të veprojë me simbole duke dhënë mesazhe të tërthorta. Kujtoj se është edhe emërimi i Kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili thuhet se mund të jetë një arsye se përse Meta bëhet më i vështirë me emërimet e qeverisë që gjen mbi tavolinë.

 

Çfarë ndodh nëse presidenti nuk e firmos dekretin e emërimit të Sandër Lleshit?

Nuk është për tu parë ana proceduriale, unë mendoj se politikisht ka rëndësi nëse ndodh një eventualitet i tillë ajo do të ishte pastaj një mesazh i fortë tensioni dhe fërkimi mes presidencës dhe ekzekutivit. Meta ka evituar ta bëjë një gjë të tillë që kur është zgjedhur president, duhet të kujtojmë që ai është zgjedhur president me të gjithë votat e grupit socialist kur u propozua në prag zgjedhjesh, ai ka hetuar me kujdes duke mos kthyer shumë ligje në Parlament, por siç thash në disa emërime Meta ka qenë i frenuar ka qenë i heshtur, ka dashur që të afirmojë jo vetëm pozicionin e tij, por ka dashur që të pyetet dhe të konsultohet, të bashkëvendosë me mazhorancën  aktuale për disa poste që përbëjnë edhe thelbin e situatës. Ministri i Brendshëm ka qenë në epiqendër të shumë zhvillimeve kështuqë emërimi i Sandër Lleshit, pas ikjes së Fatmir Xhafajt, është një zhvillim madhor përsa i përket kabinetit aktual. Duke dhënë këtë mesazh ndaj Edi Ramës, Ilir Meta lë në brendësi të ekzekutivit të sotëm një problem politik, i cili shkon përtej zëvendësimit të thatë dhe procedurial të dy ministrave.

 

Fatmir Xhafaj u pa këtë javë në krah të Erion Veliaj, duke bërë fushatë për një mandat të dytë të tij, edhe pse nuk kemi ende një kandidat zyrtar nga pas për Bashkinë e Tiranës. Si e shikoni ju këtë lëvizje?

Fatmir Xhafaj është një nga politikanët serioz të të majtës së sotme është një ndër figurat përfaqësuese, ju kujtoj se përsa kohë që ishte ministrër i Brendshëm ai pati një mbështetje të pakushtëzuar dhe të pazakontë nga ndërkombëtarët, mund të thuhet se ato e sponsorizuar ardhjen e tij në postin e ministrit pasi ai qe iniciator dhe epiqendrae Reformës në Drejtësi. Në brezin e ri të socialistëve figura e Xhafës ka dhënë gjithmonë sipas meje në këshillin ekzekutiv më shumë siguri dhe më shumë seriozistet në panelin e ministrave dhe të parlamentarëve. Prandaj dhe përkrahja apo si të thuash ai që shumë shpesh konsiderohet boshtri strategjik i bashkëpunimit mes Xhafjat dhe Velisë, është vetëm një stafetë brezash mes një socialisti të vjetër dhe një më të riu, por mendoj se është dhe një rrethanë që bën të mendohet se në PS, ka mos të themi një grupash se nuk mund të jetë i tillë, por që ka një grup personash që pëlqehen dhe përkrahen në mesin e tyre dhe këto bie rasti të jeni brenda Bashkisë së Tiranës, dhe pritet të shihet se si ky bashkëpunim do të vijoj në zgjedhjet lokale dhe më tutje.

 

Saimir Tahiri u rikthye me një vendim nga Italia, që lehtëson pozitën e tij në hetimet për trafik droge. Sa pritet të ndikojë ai në hetimet e palës shqiptare?

Fotmalisht dy hetimet janë të ndara, Prokuroria formalisht pretendon se Saimir Tahiri duhet të hetohet për atë që ka bërë këtu dhe jo për ato që i rezulton palës italiane se mund të jetë roli ose përfolja e tij se për këtë bëhet fjalë për persona që e kanë përolur dhe janë përgjuar nga drejtësia italiane në tokën italiane, formalisht hetimet janë të ndara por hetimi italian si origjina e të gjithë çështjes Habilaj që përfshiu dhe Saimir Tahirin, përsa i përket vet Tahirit tashmë mund të quhet i mbyllur. Është një pikë e fortë në favor të kauzës së pafajsisë së ish-ministrit, por unë dhe dje tek Sokol Balla shpreha mendimin se fati i qytetarit Tahiri duhet të ndahet nga fati i politikanit Tahiri. Saimir Tahiri po bën një betejë personale si qytetar për të marrë pafajsinë penale, pastaj rehabilitimi i tij politik, dhe rikthimi i tij në skenën politike mbetet të shihet se kjo është njëçështje me e koklavitur se dhe vetë pafajsia penale. Roli dhe pozita e tij në PS, në jetën politike aktive dhe e ardhmja e tij në këtë dimension mbetet për tu parë.

 

Opozita ka shtuar sulmet ndaj Vangjush Dakos, ndërkohë që janë bërë publike përgjime të tjera. Çfarë kostosh politike rrezikon mazhoranca në këtë rast?

Unë kam përshtypjen se opozita po godet njerëzit që ajo i konsideron më të fuqishëm, Dako është një i tillë zgjedhjet lokale po afrojnë, opozita e di se Dako është një njeri kyç në të gjithë zonën e Shqipërisë së Mesme, duke hequr Tiranën, ai është jo vetëm kryetar i bashkisë së Durrësit dhe shefi i fushatës në këtë zonë, por është një njeri shumë thelbësor në planet e socialistëve për të marrë fitore elektorale edhe në Fushë Krujë, edhe në Krujë pra dhe në zonët e tjera përrreth Durrësit. Ai është një person që mund të quhet ndryshe “kafshë elektorale”, është një njeri që gjeneron vta dhe në zona ku PS nuk penetron dot dhe si i tillë ai është le të themi një target shumë i majmë për opozitën dhe që do të donte realisht ta hiqte nga fusha. Mbetet të shikohet se çfarë ka realisht brenda hetimeve konkretisht për të dhe eventualisht dhe për të tjerë, por ajo që mund të thuhet politikisht është se opozita po qëllon një shenjestër , një pikë fokale të Partisë Socialiste jashtë Tiranë, e cila përveç Veliaj, ka edhe disa qytetete të tjera të mëdha ku do të luftojë. Dihet se veriu dhe jugu janë më shumë të vendosura majtas dhe djathtas dhe lufta do të jetë më e madhe në të ashtuquajturën bresi i Shëipërisë së Mesme, dhe Durrësi me zonat përreth është një pikë shumë e rëndësishme në fushatën e ardhshme të zgjedhjeve lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *