Analisti Skënder Minxhozi komentoi në “Real Story” deklaratat e Lulzim Bashës në lidhje me audio-përgjimet e BILD për zgjedhjet e Dibër dhe komunikimet ne telefon të eksponenteve të PS me zyrtare lokal.

Minxhozi e nisi fjalën e tij duke kujtuar zgjedhjet e 2011 të cilat u fituan mes shumë polemikash nëpërmjet numerimit të votave në kutite e gabuara nga Lulzim Basha.

Për këtë arsye, Minxhozi tha se sa herë që dëgjon Bashën të flasë për zgjedhje te vjedhura, i kujtohen zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës në 2011.

 

“Sa here qe Basha flet per te drejten dhe lirine e votes, me kujtohen zgjedhjet per Bashkine e Tiranes.”

 

Por Skënder Minxhozi iu drejtua Taulant Ballës duke kritikuar sjelljen e Partisë Socialiste në lidhje me Damian Gjiknurin dhe Vangjush Dakon të cilët dalin të dy në përgjimet për dosjet “339” dhe “184” në Durrës dhe Dibër.

 

Minxhozi tha se politikisht PS ka vepruar gabim pasi Gjiknurin e ka bërë drejtues të reformes zgjedhore ndërsa Vangjush Dako vazhdon të thotë se është ai shefi politik I PS për zgjedhjet ne qarkun Durrës, cka sipas tij nuk është normale përsa kohe këto dy emra kanë qënë të sulmuar në këto dy dosje nga opozita.

 

Ndërkohe analisti tjetër Arjan Vasjari ndonëse tha se shit-blerja e votave nuk provohet nga përgjimet, pranoi se situata është e rëndë nga ajo që është dëgjuar në dosjet “339” dhe “184”.

 

 Shit-blerjen e votave nuk e provon nje pergjim, por duhet nje hetim. Por, situata pas atyre qe kemi degjuar eshte shume e rende. Manipulim votash, ka patur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *