Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 September 2026
Vizion fokus

Vance: Të gjitha opsionet janë në tavolinë kundër Iranit

Përplasja mes biznesmenëve, tension dhe kërcënime, pamje nga brenda...

Pekini kërkon heqjen e sanksioneve amerikane ndaj kompanive kineze

Çfarë ndodhi në Radhimë? Momenti kur persona të armatosur...

Dita e 96 e protestës, qytetarët vijojnë marshimin në...

Dorëhiqet ministri estonez pas skandalit me municionet për Ukrainën

U emërua në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, reagon...

Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është e arritshme

New York ndalon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkollat...

Paralajmërimi i frikshëm i Organizatës Botërore të Meteorologjisë: “El...

Minxhozi: Cakaj nuk e ka profil për ministër të Jashtëm, Meta po përdor stofin politik

7 Janar 21:05

Ky është një vit që ka nisur me një ritëm të ri të realitetit politik.  Në dhjetorin e vitit të kaluar kryeministri Edi Rama ka ndryshuar gjysmën e qeverisë, por ministrat e rinj kanë mbetur ende në presidencë, pasi kreu i shtetit Ilit Meta ende nuk ka firmosur dekretet.

 

Kreu i shtetit nuk ka nënshkruar gjithashtu as shkarkimin e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati.

 

E gjithë kjo ndodh në kohën kur studentët këtë të hënë kanë rinisun protestat para kryeministrisë, e po ashtu Rama është në qendër të sulmeve të opozitës për pasurinë e tij.

 

Për të analizuar dhe folur më gjërë për këto çështje, i ftuar në edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus ka qenë analisti Skender Minxhozi.

 

Në fjalën e tij në Vizion Plus analisti Minxhozi ka komentuar edhe propozimet e kryeministrit Rama për ministrat e rinj ku ka veçuar atë të ministrit të Jashtëm.

 

Minxhozi ka theksuar se Cakaj nuk e ka profilin për të qenë ministër i Jashtëm dhe sipas tij  Ditmir Bushati nuk e kishte profilin për të mos qenë ministër i Jashtëm.

 

Si do ta lexonit ju ngurimin e presidentit për të firmosur dekreret e ministrave të rinj e sidomos refuzimin për të shkarkuar ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati?

 

Unë e lexoj si një mesazh politik i cili në momente të caktuar kthehet në një shkelje kushtettuese, ju kujtoj se presidenti ka 7 ditë afat për të miratuar dekretet nuk ekziston në kushtetutë nocioni i mos miratimit aq më tepër dekretet e shkarkimit të cilat natyrisht që janë më të padiskutueshme. Kur kryeministri do të shkarkojë një ministër nuk mund të jetë presidenti negociatori i këtij shkarkimi ose jo, nga ana tjetër thjesht dua të vë në dukje, faktin se Meta ka kaluar të gjithë emërimet e reja të ministrave politik po e quajmë. Pra ata që ishin përfaqësues të PS, dhe ka lënë jashtë listës së miratimit të dekreteve të gjithë personat që janë prurje nga jashtë, prurje nga rruga siç i quajti Rama që janë ministri apolitikë.

 

Kishim dhe rastin ë Sandër Lleshaj ku u shënua një precedent i vonimit, i kalimit të afatit?

 

E theksova dhe në fillim se për mendimin  tim Meta është në shkelje te kushtetutës në një pjesë të procedurës së tij, përsa i përket rastitBushati Cakaj, unë mendoj se kjo shkelje procedure edhe imponohet pjesërisht edhe është e kuptueshme në planin e logjikës politike, sepse emërimi i një personi si Gent Cakaj për mua është thjeshtë një gaf e kryeministrit. Cakaj nuk e ka profilin për të qenë ministër i Jashtëm le ta themi hapur, dhe Ditmir Bushati nuk e kishte profilin për të mos qenë ministër i Jashtëm. Pra Meta këtu përdor stofin e tij politik për të dhënë një mesazh të qartë se në këtë pikë në këtë poltron kaq delikat të shtetit duhet të ketë një reflektim shumë më të thellë se ai që ka pasur deri më tani.

 

Por a mund ta detyroj presidenti kryeministrin të ndryshojë mendje. A ka influencë presidenti ta bllokojë ministrin e ri?

 

Ju përmendët që jemi në shkelje procedure, duke e krahasuar edhe me rastin Lleshaj, procediura thotë se jo, logjika thotë se po. Natyrisht duhet të prevalojë procedura mbi logjikën por të shohim se si do të shkojë kjo përplasje, sepse fare mirë Meta mund ti djegë 7 ditët e tij të afatit pa e dekretuar gent Cakën. Kjo është një situatë vakumi ligjor kushtetus nuk ka një arbitër nuk ka një gjykatë, kam përshtypjen se në rastin e parë u përdor një ripropozim i Lleshajt dhe ju e kujtoni se Rama e dërgoi sërish dekretin. Dyshoj se Meta mund të dëgjohet këtë herë, sepse burimet dhe humori që e rrethon emërimin e zotit Cakaj është pak më gri se ai që rrethonte zotin Lleshaj.

 

Burime nga presidenca thanë këtë të hënë se Meta mund ta shtyjë firmën deri në 21 janar, përtej afateve kushtetuese. Ka zëra brenda presidencës që thonë se Shqipëria nuk mund të ngelë pa ministër të jashtëmsi e anbalizoni ju këtë zë, sa i vërtetë mund të jetë?

 

Ky është një interpretim, që me kulturën time juridike duke lexuar në gërmë kushtetutën dhe nenet e saj, pikërisht në nenin që trajton dekretet presidenciale unë mendoj se këtu jemi në një shkelje edhe më të hapur të kushtetutës dhe kjo vjen sepse ashtu si në rastin Lleshaj mes presidentit dhe kryeministrit të gjitha kanalet e komunikimit në rastin e dekretimit dhe të të cdekretimit nuk funksionojnë. Më duket se këtu jemi në një përballje mur me mur të dy institucioneve të cilat prodhojnë rrethana antikushtetuese mjaft të rrezikshme edhe për vendin.

 

Studentët rinisën këtë të martë protestat: si e parashikoni reagimin e qeverisë që po përballet me këtë situatë edhe pse miratoi disa vendime që plotësonin një serë kërkesash të tyre. A mendoni se do të ripozicionohet qeveria pas kësaj proteste që me shumë mundësi mund të vijojë edhe në ditët në vijim?

 

Mendoj se është e vështirë se 500 apo një mijë persona përballë zyrës së kryeministrit të detyrojnë një qeveri që të ripozicionohet, ajo që do të duhet të ripozicionohej qartë sipas mendimi tim ishte vetë protesa, e cila pas 11 VK të famshme dhe si pasojë e 8 kërkesave të studentëve duhet të kishte këtë të hënë ku njoftoi edhe rimbledhjen në shesh ide dhe synime më të qarta në raport me stadin dhe me momentin ku ndodhet përballja me shtetin në lidhje me kërkesat që ata kanë. Unë mendoj se ajo sot nuk ishte një protestë nuk i ngjante aspak atij vërshimit të madh që pamë në rrugën e Durrësit, dhe ne e dimë që protestat pikën e tyre fokale dhe peshën e tyre të vërtetë e kanë tek shifrat. Në qoftëse ti nuk ke shifra ti nuk ekziston. Protesta besoj se ndodhen në një moment mjaft delikat të ekzistencës së saj, në qoftëse studentët apo ato që i udhëheqin studentët, jo forumet rinore të partive por thjesht studentët janë të pakënaqur me atë çfarë Rama ju ka dhënë ato duhet të gjejnë mënyrën se si të faktorizohen sërish, se si të mbledhin shumë më tepër të rinj se sa mblodhën sot dhe se si ti motivojnë dhe të krijojnë një vullnet të ri të të gjithë shtresës studentore për tju imponuar qeverisë, me kaq shifra unë e përsërish se protesta e ka të pamundur që ti imponohet qeverisë.

 

Opozita do të bojkokojë kuvendin ndërsa ka bërë thirrje për protesta. Kjo është një logjikë që opozita ka ndjekur 6 muajt e kaluar dhe rezultati nuk është se ka qenë domethënës, si e shikoni aksionin  e ri politik të opozitës në këto shina për këto 6 muaj deri në zgjedhje?

 

Aksioni i ri i politikës është një aksion i vjetër politik i opozitës sepseopozita ka zgjedhur në mënyrë të gabuar sipas meje taktikën që të jetë në protesta mikroskopike dhe të mos jetë në parlament aty ku është pika e gravitetit e të gjithë jetës politike në Shqipëri. Unë nuk arrij dot të kuptoj se si Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi refuzojnë një podium shumë të privilegjuar dhe të respektuar siç është parlamenti, refuzojnë të bëjnë oponencë qoftë edhe për ligje për të cilat ato kanë luftuar siç ishte ai i teatrit të ri ose i buxhetit në fund të vitit. Si një opozitë mund të refuzojë oponencën për buxhetin këtë nuk e kuptoj, pasi aty janë paratë e të gjithë vitit e të gjithë shqiptarëve dhe të shkosh tek Astiri me 3-4 deputet të lësh të gjithë peshat e rënda të pashfrytëzuara flas për figura me emër që ende janë në dy partitë opozitare dhe të bojkotosh parlamentin mua më duket thjesht një vetëvrasje politike.

Posted Under:
Intervista e ditës
Tagged:
Cakaj meta Ministër i Jashtëm skender minxhozi

Nga e njëjta kategori

Arjan Harxhi: Vaksina e tuberkulozit, mund të ketë një lidhje shkaksore por që duhet hetuar

më shumë...

Covid-19 gjunjëzon Italinë, flet Gianni De Biasi: Nuk takoj dot mamin dhe vëllain, flas shpesh në telefon me Dukën

më shumë...

“Anti-shpifja”/ Boçi: Komisioni i Venecias nuk do ta aprovojë miratimin e ligjit

më shumë...

Deputetja Bushka: Amnistia e fokusuar te grupet që kanë rrezikshmëri të ulët shoqërore

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:52

Vance: Të gjitha opsionet janë në tavolinë...

10:51

Pse fëmijët duhet të mësojnë të lexojnë...

10:22

Përplasja mes biznesmenëve, tension dhe kërcënime, pamje...

10:16

Pekini kërkon heqjen e sanksioneve amerikane ndaj...

10:04

Çfarë ndodhi në Radhimë? Momenti kur persona...

9:30

Dita e 96 e protestës, qytetarët vijojnë...

9:29

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8...

9:11

Dorëhiqet ministri estonez pas skandalit me municionet...

9:09

U emërua në krye të Ministrisë së...

8:45

Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është...

8:09

New York ndalon përdorimin e inteligjencës artificiale...

7:51

Paralajmërimi i frikshëm i Organizatës Botërore të...

7:44

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, policia: U...

7:32

Zjarri në Kalivaç të Lezhës, 26 banesa...

7:26

Akuzat për mbylljen e profileve që pasqyrojnë...

7:24

4 gola në 3 ndeshje, Mbappe shpallet...

6:54

BE vendos taksë të re për produktet...

6:49

Të gjithë zgjedhin vajin e ullirit, por...

6:45

Zjarr i madh në portin e Shëngjinit,...

6:41

Nga akademia te ekipi i parë? Spalletti...

Më të klikuarat

  • Vijon saga e hakmarrjes në Mirditë! Vritet Viktor Bardhi, vë...
  • E trishtë! Humb jetën në aksident tragjik Laurent Krasniqi
  • Persona të armatosur e kërcënuan dhe gjobitën 5 mln euro, ku...
  • Kuçovë/ Shoqëruan me forcë një person, Hita pezullon nga det...
  • E rëndë/ 29-vjeçari rreh për vdekje nënën e tij, sulmi zgjat...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.