Ambasadorja e sapoemëruar e Shqipërisë në Bullgari Donika Hoxha, ështa takuar me zv-kryeministren njëkohësisht ministre e Jashtme Ekaterina Zaharieva. Në këtë takim ministrja ka uruar ambasadoren shqiptare dhe i ka uruar suksese në punën e saj.
Ndër të tjera ministrja Zaharieva ka theksuar se dy shtetet tona mbajnë marrëdhënie të shkëlqyera.
“Pres zhvillimin e afërt të konsultimeve politike midis dy ministrive, të cilat përfshijnë çështjen e Integrimit Evropian në Shqipërisë. Ato mund të plotësohen nga biznes-forum, sepse tregtia, investimet dhe turizmi, akoma nuk janë në nivelin që duam dhe mund të arrijmë. Bullgaria vazhdon të jetë ngushtë e angazhuar me integrimin evropian të Shqipërisë. Na pret punë jo e vogël dhe ajo duhet të jetë e përbashkët-ne punojmë me partnerët tanë në BE, ndërsa ju të tregoni rezultate në reformat.”
Ndërkohë që ministrja theksoi edhe që, kur Shqipëria të fillojë negociatat e anëtarsimit, vendi ynë është gati të dërgoj të ministri të ndryshme ekspert, të cilat të paraqesin ndihmë në vend gjatë kohës së procesit negociues.
“Në këtë mënyrë do të mundet të përdorni eksperiencën e një vendi si Bullgaria, e cila e bëri mesatarisht shpejt këtë rrugë dhe ka mjaftueshëm kapacitet të akumuluar”.
Ndërsa nga ana tjetër ambasadorja Hoxha falëndëroi ministren për angazhimin e vendit drejt prespektivës evropiane të Shqipërisë.





