Një nga zonat që pati probleme nga reshjet e ditëve të fundit ishte edhe Farka, ku disa linja të shpërndarjes së energjisë pësuan defekt.

 

Ministrja Belinda Balluku, së bashku me administratorin e OSHEE, Ardian Çela inspektuan punimet për riparimin e dëmeve.

 

Sipas ministres, situata është menaxhuar më së miri në të gjithë vendin përveç zonave të thella malore, ku ngricat dhe trashësia e dëborës kanë penguar punën e ekspertëve të energjisë në terren.

 

Deri në mesditë, numri i abonentëve pa energji të raportuar nga OSHEE arrin në 15 mijë, ku zona e Pukës paraqitet më problematike, se bashku me Kukësin, fshatin Valbonë, por mungesë energjie ka edhe në Lezhë.

 

Kjo ka ardhur për shkak të pranisë së ujit në disa nënstacione, çka ka detyruar OSHEE te stakojë energjinë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *