E diel, 11 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ministria thirrje sipërmarrjeve turistike: Dezinfektoni krevatët e plazhit, të ruhet distanca fizike

Ministria e Shëndetësisë ka drejtuar një thirrje për të gjitha sipërmarrjet turistike që të zbatojnë me rigorozitet masat e marra kundër përhapjes së koronavirusit.

Reklamë

Ministria ka kërkuar nga hoteleritë dhe baret e restorantet që të garantojnë distancën fizike mes stafit të shërbimit dhe turistëve. Kjo distancë, sipas ministrisë, nuk duhet të jetë më pak se 1.5 metër.

Reklamë

“Të zbatohen me rigorozitet masat e pastrimit dhe dezinfektimit në të gjitha zonat bufe, bare, restorante, kuzhina në të gjitha strukturat akomoduese. Të tregohet kujdes në përdormin e ashensorit në strukturat akomoduese që e disponojnë atë, duke respektuar masat e distancimit dhe të higjienës. Të kryhet dezinfektimi i krevateve të plazhit, shërbimeve higjienike dhe aksesorëve të ndryshëm në mënyrë periodike. Të respektohet hapësira midis çadrave dhe ndenjëseve të pushuesve në distancë jo më pak se 3.5 m dhe të evitohen grumbullimet shoqërore.”

Këtë të premte u shënuan 77 raste të reja me koronavirus dhe 2 viktima të tjera.

Vazhdo të lexosh

Reklamë